Hapësire reklamuese

Bota

Kur dashuria s’njeh limite, shqiptari thyen rekordet e dëbimit, kaloi kufirin 14 herë për të takuar të dashurën në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Kur dashuria s’njeh limite, shqiptari thyen rekordet e dëbimit, kaloi

Emiljano Fejzo është shqiptari I cili ka shkelur 14 herë urdhrin e dëbimit nga Italia, vetëm për të takuar të dashurën e tij e cila jeton në vendin fqinj.

Sipas medieve italiane 38 vjeçari Fejzo rezulton të jetë dënuar nga gjykata në Reggio Emilia me 5 vite burg, por asgjë s’e ka ndalur të takojë gjysmën e tij më të mirë. Një natë më parë, karabinierët u futën në shtëpinë e gruas së tij në Sant’Ilario, në zonën e Reggio dhe e prangosën, por shqiptari u tha se e kishin të kotë.

“I kam bërë të gjitha për të qenë pranë gruas që dashuroj, e cila ka nevojë për mua,”- është shprehur shqiptari para karabinierëve, I cili është dënuar me 5 vite burg. Ai u premtoi autoriteteve se do ta zgjidhte problemin e dokumentacionit, për të qëndruar gjithmonë në Itali pranë të dashurës së tij.  

Sondazh

Poll