Tirana
broken clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
0.5kmh
75 %
Mër
19 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Kur 4 djem punojnë me shpirt dhe kryebashkiaku Veliaj u afrohet me ‘’logjikë’’

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka kaluar si pa u vënë re mediatikisht heqja e një shtylle elektrike të shtunën, e cila bezdiste kalimtarët, por njëkohësisht edhe drejtuesit e automjeteve në rrugën e ngushtë ‘’Don Bosko’’ në Tiranë.

Djemtë e ‘’Elektrikut’’, siç njihen zakonisht në popull, së bashku me djemtë e bashkisë, ia nisën punës me zell e dëshirë për ta hequr këtë kullë të bezdisshme dhe ia dolën ta shembin të ashtuquajturën ‘’Kullë Eifel’’ të Tiranës.

Por nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kjo punë duhej promovuar si arritje e madhe në sektorin energjetik dhe pushtetin vendor.

Nuk kishte lezet pa u bërë ca foto, te të cilat të afroheshin edhe kryebashkiaku Erion Veliaj dhe drejtori i OSHEE-së Ardian Çela madje, madje edhe një video, ashtu si padashje teksa Veliaj kritikonte një djalë që ngjiste një poster në momentin që ata po flisnin për mediat.

‘’O njish, o artist, po si unë këtu ti ngjit atë?!’’, dëgjohej të thoshte në video e Veliaj, i cili ndërpreu Çelën dhe ashtu prapë si padashje…video u transmetua në të gjitha mediet sepse kameramani po xhironte… Po cili shqiptar xhanëm guxon të bëjë një veprim ‘’të dënueshëm’’ teksa një figurë publike e politike flet?! 

Eh, kështu ndodh kur 4 djemtë punojnë me shpirt, ndërsa shefat e tyre u bashkohen me ‘’logjikë’’… 

LEXO EDHE: VELIAJ BEN SHERR ”LIVE” ME NJE DJALE TE RI QE NGJIT POSTERA (VIDEO)

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img