Kameruni është ndarë në barazim 3-3 me Serbinë, në ndeshjen e grupit G për Kupën e Botës Katar 2022.
Portugalia ka arritur të fitojë me dy gola ndaj Uruguait, ndonëse Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënojë dhe pse shumë pranë golit. Brazilit i ka mjaftuar një gol për të siguruar fitoren e dytë ndaj Zvicrë, ndërsa Koreja e Jugut humbi në një ndeshje dramatike ndaj Ganës që u mbyll me rezultatin 2-3.
Nesër pritet të luhet përballja e shumëpritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, “armiq” jo vetëm në fushën e blertë.
Po ashtu Ekuadori do të përballet me Senegalin, Hollanda me Katarin dhe Uellsi me Anglinë, në ndeshje të konsideruara si decizive për vazhdimësinë e rrugëtimit në Kupën e Botës.