Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kundërshtuan me dhunë policinë, arrestohen tre të rinj në Fier

Shkruar nga Newsbomb

Tre persona janë arrestuar pasi kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë në qytetin e Fierit.

Mësohet se shtetasit me iniciale K.T., Xh.T., dhe E.Xh., nuk i janë bindur urdhrit për kontroll.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtojnë me dhunë punonjësit e policisë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasit:

K.T., 24 vjeç, banues në Kafaraj.

Xh.T., 25 vjeç, banues në Kafaraj.

E.Xh., 25 vjeç, banues në Frakull.

Arrestimi i tyre u bë pasi në pikën e  kontrollit të ngritur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, për shkak të detyrës kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e F.N.Sh-së Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll