Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
5.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Kundërshtuan me dhunë efektivin e policisë, arrestohen tre të rinj në Lushnjë (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Lushnjes, pasi akuzohen se kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Sentiljan Sharka, Orjald Mema dhe Ergi Koriçi.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Kongresi i Lushnjës” nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për shoqërimin e tyre në Komisariat dhe kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

DVP Lushnjë/Vihen në pranga 3 shtetas për kundërshtim me dhunë të punonjësit të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, të shtetasve S. Sh., 28 vjeç, O. M., 28 vjeç dhe E. K., 24 vjeç, banues në Qerret, Lushnjë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Kongresi i Lushnjës” nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për shoqërimin e tyre në Komisariat dhe kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img