Tirana
light rain
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
0 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
E martë, 28 Mars, 2023

Kundërshtoi SPAK për zgjatjen e hetimeve, Gjykata e Posaçme rrëzon Suel Çelën

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme ka vendosur sot të rrëzojë kërkesën e të kërkuarit Suel Çela, për mos-zgjatjen e afateve të hetimeve ndaj tij. Ai akuzohet nga SPAK mes të tjerash dhe se ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha në Tiranë.

Pronarit të shkollës “Wilson” ju bë atentat teksa kthehej nga biznesi në zonën e Liqenit Artificial, por fatmirësisht arriti të shpëtonte. Atentatori u arrestua por “kyçi gojën”, ndërsa i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani rrëfeu se porositësi ishte pikërisht Suel Çela.

Ky i fundit konsiderohet si një ndër personazhet e fuqishme të botës së krimit të Shqipëri. SPAK ka kërkuar zgjatjen e afateve të hetimit për të, për të plotësuar dosjen hetimore dhe për të grumbulluar prova të reja, por ky i fundit ankimoi në Gjykatën e Posaçme.

Togat e zeza kanë vendosur sot të mos pranojnë kërkesën e tij, duke lejuar rrjedhimisht prokurorët e SPAK të vazhdojnë hetimet për Suel Çelën, i shpallur në kërkim prej Majit të vitit 2022, kur u zhvillua dhe operacioni “Plumbi i Artë”.

SPAK lëshoi 32 urdhër-arreste për bosët e krimit dhe ushtarët e tyre, por 14 prej tyre arritën të arratiseshin, mes tyre dhe Suel Çela.

Më shumë