Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
34 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Kundërshtoi me dhunë policin, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, gjatë kontrollit “Shqiponjat” i gjejnë kanabis

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka kundërshtuar me dhunë një punonjës të policisë.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. S., 25 vjeç, i cili ka dhunuar punonjësin e policisë për shkak të detyrës. Gjithashtu nga kontrolli që i kanë bërë “Shqiponjat” i kanë gjetur dhe sekuestruar kanabis.

Në prangat e policisë së Tiranës kanë rënë edhe 9 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 25 vjeç, sepse ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases M. K.,pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit, e cila si pasojë e dhunës psikologjike ka tentuar të dëmtojë veten e saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F. V., 39 vjeç, R. K., 40 vjeç, A. B., 51 vjeç, D. L., 39 vjeç, Ç. Sh., 49 vjeç dhe I. A., 43 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

S. G., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

 Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img