Tirana
broken clouds
15 ° C
15 °
15 °
55 %
2.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
19 °
Mar
16 °
Mër
11 °
Enj
12 °
E diel, 11 Prill, 2021
spot_img

Kundërshtoi me dhunë policët, e pëson keq 34-vjeçari në Tiranë, dënohet me 8 muaj burg

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona në 24 orët e fundit për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të policisë, është arrestuar një person, i cili ishte shapllur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë të rendit publik”.

Nga ana tjetër, të arrestuarit e tjerë akuzohen për dhunë në familje, trafikim i lëndëve narkotike dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 27 vjeç, pasi  në rrugën “Stavri Themeli”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim N. H., 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë të rendit publik”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës dhe vëllait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë A. M., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img