Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, i është përgjigjur Turqisë, e cila kundërtshton antërësimi e saj në NATO, duke thënë se nuk po financon apo armatos organizatat terroriste.
Turqia ka kundërshtuar aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n. Erdogan i ka akuzuar ata për strehimin e anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një grup që ajo e sheh si një organizatë terroriste dhe pasuesve të Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016.
“Ne nuk po u dërgojmë para organizatave terroriste, natyrisht, as ndonjë armë,” tha Andersson në një konferencë shtypi në Stokholm.
Përfaqësuesit e Suedisë dhe Finlandës po takojnë sot zyrtarët turq për bisedime rreth aplikimeve të tyre për t’u anëtarësuar në NATO.