Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kundërshtim ndaj policisë, dhunë ndaj bashkëjetueses, posedim droge, arrestohen 3 persona dhe procedohen 5 të tjerë në Tiranë (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Drejtoria e Policisë së Tiranës

Policia e Tiranës arrestoi 3 persona dhe procedoi 5 të tjerë për kryerjen e disa veprave penale ditën e sotme.

Për kundërshtim ndaj forcave të rendit dhe ushtrim dhune për shkak të detyrës u arrestua 35-vjeçari L.T. Ky person shkeli rregullat e qarkullimit rrugor dhe iu shmang paralajmërimit të policisë. Në momentin e ndalimit, ai u kundërpërgjigj me dhunë ndaj efektivëve, ndërsa në ndihmë të tij erdhën dhe 3 persona të tjerë E. Ll., V.T. dhe E.D., të cilët do të procedohen në gjendje të lirë.

Ndërkohë, një 42-vjeçar ra në pranga për shkak se dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht bashkëjetuesen e tij. Ai është shtetasi A.K.

Për posedim të 50 gramëve kanabis, u vu në pranga 25-vjeçari A.Sh. Ai e fshihte lëndën narkotike në banesën e tij. Për moskallzim të shkeljes ligjore u proceduan dhe dy shtetas të tjerë.

Njoftimi i policisë:
Tiranë

8 të proceduar nga Strukturat e DVP Tiranë për vepra të ndryshme penale, nga këta 3 të arrestuar dhe 5 të proceduar në gjendje të lirë

Nga Komisariati i Policisë Nr. 1 u bë arrestimi për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” i shtetasit:

- L. T., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ka kaluar me semafor të kuq në drejtim të rrugës së Elbasanit dhe nuk i është bindur urdhrit të punojësit të policisë për ndaluar, por ka vazhduar me shpejtësi duke dëmtuar dhe një mjet. Pasi është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë në rrugën “Qamil Gurnjaku”, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë kryer në bashkëpunim” edhe shtetasit E. Ll., V. T., dhe E. D., të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, për prangosjen e shtetasit L. T.

Nga Komisariati i Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasit:

- A. K., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, i shtetasit:

- A. Sh., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Asim Vokshi” ky shtetas i ka shitur një të mituri një dozë me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 50 gr lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë dhe dy shtetas të tjerë për “Moskallzim krimi”.

Materialet proceduarale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll