Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Kundërshtarja e Trump, Liz Cheney humb garën brenda partisë Republikane

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kongresmenia amerikane Liz Cheney ka humbur në zgjedhjet përballë republikanit të mbështetur nga Donald Trump në Uajoming, Harriet Hageman.

Cheney është një prej zyrtareve më të larta Republikane që ka kundërshtuar fort ish-presidentin Donald Trump. Ajo ka mbajtur postin e zëvendës kryetares së Komitetit të 6 Janarit që hetoi pushtimin e godinës së Kapitolit nga mbështetësit e Trump.

Kongresmenia Cheney shihej si një yll në rritje brenda Partisë Republikane.

Të 10 republikanët që votuan për të fajësuar Trump lidhur me incidentet në 6 Janar kanë qenë vazhdimisht nën një fushatë hakmarrëse.

Deri tani katër prej tyre janë larguar nga politika dhe katër të tjerë kanë humbur në zgjedhje përballë kandidatëve të mbështetur nga Trump.

Cheney fajësoi kundërshtinë ndaj Trump për humbjen e saj. Ajo mund të kandidojë për presidente në zgjedhjet e ardhshme, duke nisur kështu një kurs të ri përplasjeje me Trump.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img