Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Kundërshtarët bënë çmos për t’na penguar’, Gjonaj jep LAJMIN e mirë për magjistratët

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë Komisionit Kombëtar të Integrimit ka folur mbi ecurinë e Reformës në Drejtësi.

Gjonaj akuzoi opozitën se ka bërë çmos për të penguar procesin e vettingut dhe për të ngadalësuar Reformën në Drejtësi.

‘Kundërshtarët dhe dashakeqët bënë çmos për të penguar procesin e vettingut vetëm që publiku të humbte besimin te ky proces, por rezultatet e deritanishme na dhanë të drejtë. Kur ka kaluar vetë një vit e e gjysmë janë shkarkuar nga detyra 51 subjekte të rivlerësimit’, tha Gjonaj, ndërkohë që tregoi se shkolla e Magjistraturës ka rritur kuotat e studimit.

‘Kemi një lajm shumë të mirë nga shkolla e Magjistraturës. Të dy këshillat kanë miratuar në fakt kuotat që shkollat e Magjistraturës do të pranojnë, ku në vitin e ri akademik, në tetor të 2018-ës do të ulen në bankat e Magjistraturës 50 prokurorë dhe gjyqtarë dhe 25 ndihmësligjorë. Gati trefishi që shkolla e Magjistraturës ka nxjerrë më përpara’, tha Gjonaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll