Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Kundër vendimit për mbylljen e shkollës, nxënëset e “Mehmet Akif” protestë para Ministrisë së Arsimit, kërkojnë dorëheqjen e Kushit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ashtu si dhe ishte lajmëruar më herët, nxënësit e shkollës “Mehmet Akif”mëngjesin e sotëm janë mbledhur për të protestuar para Ministrisë së Arsimit kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e kolegjit.

Së bashku me prindërit e tyre, nxënësit kanë kërkuar që të tërhiqet vendimi i qeverisë dhe që shkolla të vijojë mësimin.

Ndërkohë, një prej nxënësve i kërkoi ministres së Arsimit, Evis Kushi, të tërheqë këtë vendim dhe të japë dorëheqjen.

“Nëse nuk jeni në gjendje të mbani këtë post, hiqni dorë. Sot unë jam një maturante dhe po rrezikoni shkollimin tim. Mos mendoni se do të dorëzohemi. Ku jeni sot zonja Evis Kushi? Dil para nesh. Boll me këto përralla që thoni në Tv. Ju bëjmë thirrje dhe jepni dorëheqje. Dilni poshtë dhe na jepni përgjigje, kaq kisha”, tha një prej nxënësve.

Më shumë




spot_img








spot_img