
Studentët në Greqi, në qytete të ndryshme janë ngritur në protestë kundër ngritjes së universiteteve joshtetërorë ose thënë ndryshe univeristete private.
Mijëra student janë ngritur në protestë në Athinë dhe në Selanik. Në kryeqytetin grek protesta është shoqëruar me tensione, ku ka pasur përplasje të dhunshme mes studentëve dhe efektivëve të policisë.
Të rinjtë kanë qëlluar me gurë policët, ndërsa u kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave në shenjë revolte. Policia u është kundërpërgjigjur me gazlotësjellës, por shumica e të rinjëve i kishin marrë masat për këtë përplasje pasi ishin të pajisur me maska anti-gaz.
Një grup studentësh të maskuar shkuan në Universitetin Aristoteli në Selanik, ku vendosën një pankartë të madhe ku shkruhej: “Duart poshtë për arsimin publik dhe falas. Provimet mund të presin, e ardhmja jonë jo”.
Foto nga protesta
[gallery columns="2" size="large" ids="782314,782315,782316,782317"]