Hapësire reklamuese

Bota

'Kundër masave të izolimit', në Michigan protestuesit dalin në rrugë të armatosur (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, protestat kundër izolimit nga koronavirusi po bëhen gjithnjë e më të dhunshme.

Protestuesit, disa prej tyre të armatosur, këtë herë nuk u ndalën jashtë Kapitolit, por hynë brenda në të dhe i kërkuan guvernatorit të revokojë kufizimet e vendosura. Disa deputetë mbanin jelekë antiplumb, nga frika se situata mund të përfundonte në konfrontim të armatosur.

Protesta vjen një ditë pas vendimit të gjykatës në Michigan sipas të cilës, udhëzimet e izolimit të miratuara më 24 mars nuk shkelin të drejtat kushtetuese të banorëve.

Para disa ditësh mijëra demonstrues në Wisconsin u mblodhën në kryeqytetin shtetëror, Madison, për të protestuar kundër urdhrave të guvernatorit për qëndrim në shtëpi dhe zgjatjen e masave kufizuese për parandalimin e COVID-19 deri më 26 maj. 

Edhe në Denver, ashtu si dhe në disa shtete të tjera prej disa ditësh kanë nisur protesta kundër masave izoluese dhe bllokuese të ndërmarra nga disa guvernatorë të tentativë për të frenuar përhapjen e mëtejshme ta epidemisë nga koronavirusi, shkruan The Sun.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.