Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë me dije se ditën e nesërme do të flasë me Finlandën, lidhur me kërkesën e saj për t’iu bashkuar NATO-s. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters.
Erdoğan u tha gazetarëve se ai e ka diskutuar çështjen me ministrin danez Mark Rutte, këtë të premte.
Ai shtoi po ashtu se të shtunën do të flasë edhe me Britaninë e Madhe. Më herët Erdogan tha se nuk është dakort për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, pasi sipas tij këto vende fshehin organizata terroriste.