Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Kunati i Bashës i përfshirë? Gazetari rikthen deklaratën e Grida Dumës: Pse s’na fton Rama ne të diskutojmë për Portin e Durrësit? (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari i njohur Mero Baze ka rikthyer për publikun deklaratën e Grida Dumës e ftuar në emisionin e Ilva Tares, ku u “ankua” se pse maxhoranca nuk i kishte shtirë dorën e bashkëpunimit dhe të diskutonin lidhur me projektin e Portit të Durrësit.

Por përse rikthehet kjo deklaratë e Dumës në këto momente?

Dje u bënë me dije detaje të reja lidhur me mega-projektin 2 miliardë $ sa i takon ndërtimit të Portit turistik të Durrës. Kompania që do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas vjen nga ishujt Kejmen dhe është themeluar pak muaj më parë. Në rrugë zyrtare qeveria ka paraqitur si financues të projektit, themeluesin e grupit arab Emar, Muhamed Alabar. Por Alabar ka vendosur që të vijë në Shqipëri me një kompani offshore nga ishujt Kejmen.

Në 25 maj të këtij viti, në Qendrën Kombëtare të Biznesit është regjistruar një kompani me emrin “Symphony Real Estate Development”. Kjo kompani ka një kapital prej vetëm 10 mijë lekë dhe administrator i saj rezulton shtetasi Oltjan Hoxholli, një avokat partner në studion ligjore LPA. Por Hoxholli është thjesht një nëpunës i emëruar. “Symphony Real Estate” është një kompani guackë nga ishujt Kejmen e quajtur “Symphony Invest Limited”. Nga të dhënat në QKB, Hoxholli rezulton administrator i kompanisë “Moveo Albania”, e regjistruar më 12 dhjetor 2017 dhe e themeluar më 5 dhjetor 2017. “Moveo Albania” operon në dizenjimin e softurëve, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve.

QKB 1

Hoxholli figuron vetëm në letra si administrator i kompanisë “Moveo Albania”. Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës, njëkohësisht themelues i “Landmark Comunications”, në faqen e kësaj të fundit përshkruhet si bashkëthemelues i “Moveo Albania”, pra ortak i Hoxhollit, me kompaninë e të cilit qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshjen 2 miliardë dollarëshe.

erion

Fillimisht “Symphony Invest Limited” është krijuar nga një firmë ligjore e specializuar në regjistrimin e kompanive guacka, për llogari të biznesmenit Muhamet Alabbar. Por menjëherë pas themelimit, ky i fundit i ka transferuar aksionet e saj tek në mënyrë të barabartë te dy kompani të tjera, të quajtura “Eastern RE Fund lp” dhe “Symphony Global Holding”s.

Edhe këto dy shoqëri rezultojnë të hapura rizhtazi në Dubai, pa historik dhe pa bekgraund financiar. Rrjedhimisht, përfituesi fundor i kompanisë që do të marrë më shumë se 100 hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit është i panjohur, ashtu si dhe kapaciteti financiar i tij. Projekti i portit të Durrës rrethohet nga shumë pikëpyetje, jo vetëm financiare, por edhe ligjore. 

LEXO EDHE: U përfshi në projektin e Portit të Durrësit ku do të përfitojë qindra hektarë tokë falas, kompania “Moveo Albania” shkarkon Oltian Hoxhollin

Më shumë

spot_img
spot_img