Në një intervistë për “Tonight” në Ora News, ministrja e Kulturës ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e saj dhe të qeverisë për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit që do kalojë nga vendbanimi i Komanit.
Kumbaro tha se media ka transmetuar pjesërisht informacionet mbi këtë çështje duke theksuar për të disatën herë se asgjë nuk do t’i shkatërrohet këtij vendbanimi.
Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit ka ngjallur shumë debate në Këshillin për Trashëgiminë Kulturore, i cili nuk ka marrë ende asnjë vendim.
Vendbanimi i Komanit filli i lidhjes që dëshmon se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, dhe pikërisht për këtë shumë arkeologë kanë kundërshtuar me forcë kalimin e linjës energjitike përmes tij.