Në një event të veçantë të organizuar për të, regjisorja e njohur Vera Grabocka ka bërë një dalje të rrallë para kamerave, duke thyer kështu “rregullin e hekurt” të saj për të qëndruar larg vëmendjes mediatike.
Gjatë edicionit të 53-të të “Takimeve të Gjeçovit” në Zym të Hasit, Grabocka u nderua me çmimin e madh “Unaza e Katit”.
Ky vlerësim i veçantë është një njohje e merituar për kontributin e saj të çmuar në artin shqiptar. Vera e pranoi çmimin me emocione, në shoqërinë e bashkëshortit të saj, Timo Flloko, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë.
Vera Grabocka vazhdon të mbetet një figurë e rëndësishme në botën e artit dhe medias, dhe ky nderim është një dëshmi e pasionit dhe përkushtimit të saj për artin.