Filmi i shumëpritur dhe që u kthye në një sensacion për shumë shikues “Squid Game” ka një datë zyrtare publikimi për serinë e tij të dytë, pas suksesit të jashtëzakonshëm që korri seria e tij e parë.
Shërbimi i transmetimit të filmave online, Netflix ka njoftuar se sezoni i dytë i dramës dystopike koreane do të arrijë menjëherë pas Krishtlindjeve më 26 dhjetor, shoqëruar së bashku me një video promocionale të filmit.
Gjithashtu bëhet me dije se filmi do të ketë edhe një sezon të tretë dhe të fundit, i cili pritet që të prodhohet diku në vitin 2025.
Përshkrimi zyrtar për sezonin e dytë tregon për peripecitë e aktorit kryesor për t'i dhënë fund lojës vicioze në të cilën ka përfunduar.
“Tre vjet pas fitores së Squid Game, Lojtari 456 mbetet i vendosur të gjejë njerëzit pas lojës dhe t'i japë fund sportit të tyre vicioz. Duke përdorur këtë pasuri për të financuar kërkimin e tij, Gi-hun fillon me vendet më të dukshme: kërkoni burrin me një kostum të mprehtë që luan “dakji” në metro.
Por kur përpjekjet e tij më në fund japin rezultate, rruga drejt rrëzimit të organizatës rezulton të jetë më vdekjeprurëse nga sa e imagjinonte, për të përfunduar lojën, ai duhet të rihyjë në të”,- shkruhet në përshkrimin zyrtar për sezonin e dytë të filmit.
The real game begins. Squid Game Season 2 is coming December 26.
— Netflix (@netflix) July 31, 2024
The Final Season coming 2025. pic.twitter.com/Y3fQJ7LA2h