Sopranoja e shquar shqiptare, Ermonela Jaho, ka marrë një tjetër çmim të rëndësishëm për karrierën e saj, këtë herë në Spanjë.
E njohur për performancat e saj të mrekullueshme në skenat spanjolle, ajo është shpallur artistja e huaj më e mirë. Ky çmim i është dorëzuar nga Ministri i Drejtësisë në një ceremoni ku u vlerësua lart kontributi i saj në artin lirik spanjoll.
Zëri i saj i veçantë ka magjepsur publikun dhe kritikët në shumë skena të mëdha, përfshirë një interpretim tejet emocionues në Royal Opera House, një prej skenave më prestigjioze operistike në botë.
Sondazh
Poll
Lexo gjithashtu
Kulture & Art
Ndërron jetë ikona e baletit shqiptar, Zoica Haxho
Kulture & Art