Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Shuhet shkrimtari i librave për fëmijë Astrit Bishqemi

Shkruar nga Newsbomb
Shuhet shkrimtari i librave për fëmijë Astrit Bishqemi
Shkrimtari Astrit Bishqemi

Është ndarë nga jeta shkrimtari dhe mësuesi Astrit Bishqemi, autori i shumë librave të dashur për fëmijë si dhe një qytetar nderi i qytetit të Elbasanit.

Astrit Bishqemi një profesor i shquar, i cili iu bashkua rradhëve të akademikëve të Elbasanit në një moshë fare të vogël për të plotësuar nevojat e kohës. Ishte 13 vjeç kur u vendos përpara auditorëve ndërsa më vonë kreu studimet e mesme Petagogjike në Elbasan e më pas insitutin për Fizië-Matematikë në Shkodër.

Gjithmonë dora e tij ka lëvruar për shkrimin e lëtërsinë ndërsa studimet e larta i kreu për Gjuhë-Letërsi në vendindjen e tij.

Astrit Bishqemi punoi mësues për shumë vite në Dumre, Librazhd, Peqin, Elbasan dhe, që nga viti 1981 ishte pedagog (i jashtëm e më pas efektiv) në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Bishqemi ka shkruar dhjetëra novela, tregime, romane e përkthime për fëmijë si dhe ka qenë bashkëautor për disa tekste shkollore.

Vepra e tij e shquar mbeter ndër kohë “Teoria dhe historia e letërsisë për fëmijë e të rinj” ku janë përfshirë të gjithë autorët shqiptarë që kanë kontibuar në këtë lloj të letërsisë, duke përfshirë vendin e kohën e shkrimit.

Figura e Astrit Bishqemit do të jetë gjithmonë një model për tu ndjekur dhe një kujtim i paharruar për të gjithë ata që e njohën afër dhe larg.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese