Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Shqipëria në finalen e Junior Eurovision 2024, Nikol Çabeli përfaqëson vendin me këngën "Vallëzoj", ja si të votoni

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria në finalen e Junior Eurovision 2024, Nikol Çabeli
Nikol Çabeli, përfaqësuesja e Shqipërisë në edicionin e 2024 i Junior Eurovision Song

Edicioni i 2024-ës i Junior Eurovision Song Contest do të zhvillohet në Madrid. Finalja e madhe do të zhvillohet në Caja Mágica më 16 nëntor, duke e rikthyer konkursin në një të shtunë për herë të parë që nga viti 2015. Fituesi, Franca, refuzoi përgjegjësinë e pritjes pasi priti edicionin 2023 në Nice.

Dhe nuk kishte si të mungonte dhe konkurentja jonë e vogël. Shqipëria do përfaqësohet nga Nikol Çabeli e cial do të performojë “Vallëzoj” në numër 3 gjatë spektaklit.

Por që Nikol të bëjë historinë dhe me performancën e saj, që shkëlqen mes shoqeve, ka nevojë edhe për votën e secilit prej nesh.

Nikol me zërin e saj të bukur, një vajzë koketë, ka shkuar atje me një këngë-bashkëbisedim me lulet, “Vallëzoj” shkruar nga vetë ajo me fjalë e me nota, për të dhënë mesazhe të forta e të dobishme përçdo bashkëmoshatar të Globit.

“Duke votuar Nicol, votojmë Shqipërinë!  Këtë mund ta bëni në ditët para eventit të madh, por edhe gjatë dhe pas performancës së Nicol Çabeli, më 14 Nëntor. Bëjeni, pra” – shkruan Thoma Nika.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese