Regjisori i njohur Kiço Londo ka bërë një reagim të fortë lidhur me ngjarjet e fundit që kanë ndikuar aktualitetin, një ndër të dhe vrasja makabre e 14 vjeçarit Martin Cani përpara shkollës "Fan Noli" në Tiranë.
Si drejtues Teatrit Shëtitës "Çajupi" që e ka ngritur me iniciativën e tij, Kiço Londo thotë se shoqëria shqiptare po e humb dalëngadalë identitetin e vet, pasi qendrat kulturore i kanë zënë partitë, fushat sportive po bëhen pallate dhe kinematë e teatrot janë mbyllur.
"Jemi shndërruar në shoqëri pedofile. Me qendra kulturore për fëmijë të zëna për fyti ose të pushtuara nga partitë politike. Me qendra sportive të pushtuara nga ndërtimet. Me shumicën e qyteteve pa kinema.
Me oborre shkollash që ngushtohen përditë. Me teatro të mbyllura. Shfaqjet për fëmijë thuajse nuk ekzistojnë", shkruan regjisori Kiço Londo.