
Mbrëmje me qiell të pafund.Katër prill 2009. Mes tensionit, lodhjes, mosbesimit, ngazëllimit dhe adhurimit erdhi inaugurimi i sallës Çehov. Teatri Metropol u bë me sallën e tij të parë. Një sallë me 101 vënde. Me funksionalitet perfekt. Akustik brilante.
Intimitet çehovian.Me kasë akustike. Dhomat e aktorëve mbanin emra personalitetesh të skenës. Karriget ne sallë gjithashtu. Nuk mungoi në cermoni Ismail Kadare, i cili hyri i pari, pasi u hap dera. "Me të djathtën " - i tha Rama. Ambasadori Rumun në anë të derës së hyrjes, theu një shishe shampanje. Në fund të shfaqjes pasi doli jashtë Kadare u rikthye në sallë dhe foli gjatë me aktorët. Jon Caramitru erdhi enkas në Tiranë për inaugurimin e kësaj salle Hapi derën me çelës. I ra gongut të parë dhe recitoi diçka nga Hamleti në Anglisht.
Kur atë natë, dolëm jashtë nga Teatri, Caramitru më kapi nga krahu dhe më tha: "Ke bërë një sallë të re. E pagëzove Çehov. Të erdhi Kadare. Sallën e inagurove me "Kopshtin e Vishnjave". Mos kërko më nga jeta". Sikur më nxiti që pas saj të punoja edhe për ngritjen e 8 sallave të tjera. Të gjitha të ndryshme nga 3 të mëparshmet.
SALLA ÇEHOV
Investitor: "Populli për vete"
Ideoi dhe udhëhoqi: Kiço Londo.
Struktura: Ing Robert Floqi.
Realizuan: Kujtim Zuna, Leonard Derveni,
Metush Prendi, Hiqmet Kovaçi, Kujtim Koka, Dorian Kovaçi, Ramazan Bruzi, Florjan Kotarja, Bashkim Firi, Ramazan Kulli,Azis Lapi,
Fonia dhe ndriçimi ing Gëzim Sula.
Kasa akustike: Kiço Londo.
Estetika e ambienteve ndihmëse: Teuta Peza. Punimet e drurit: Firma "Erald"- Sulejman Ulliri.
Kumbarë: Ion Caramitru, Ismail Kadare, Edi Rama.
Inauguruar në 4 prill 2009, me shfaqjen "Kopshti i Vishnjave" të Çehovit, regjisor Kiço Londo, kostumet Berina Kokona.