Hapësire reklamuese


Kulture & Art

"Rrëfimi i Tingujve", një koncert që sjell emocion përtej shikimit! Pianisti i verbër italian do të performojë në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
"Rrëfimi i Tingujve", një koncert që sjell emocion
Nicola Pio Nacasa

Më 27 prill, në orën 11:00 paradite, skena e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të mirëpresë një artist me A të madhe. Në këtë skenë do të mbahet koncerti "Rrëfimi i Tingujve" me pjesëmarrjen e pianistit të ri italian Nicola Pio Nasca.

Nicola, vetëm 22 vjeç, vjen nga qyteti i Barit në jug të Italisë dhe është një nga talentet më frymëzues të brezit të tij. Ai lindi i verbër, por kjo nuk e ndaloi që të vraponte pas ëndrrave të tij dhe të “shihte” shumë më tepër në botën e artit.

22-vjeçari është pianisti i parë italian në historinë moderne që ka përfunduar me sukses studimet në piano në një moshë kaq të re, duke sfiduar kështu atë që Zoti dhe fati i kishin “rezervuar” e duke i dhënë një mesazh të gjithëve që pavarësisht vështirësive që jeta të përball, mjafton të kesh talent, dëshirë dhe gjithçka arrihet.

Muzika për Nicolën nuk është vetëm art, por një mënyrë për të parë botën,  përmes ndjeshmërisë së tingullit dhe shpirtit. E këto emocione të forta do të vijë t’i transmetojë edhe në Shqipëri, në koncertin e tij të parë.

Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:

 • 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00

 • Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10

"Rrëfimi i Tingujve", një koncert që sjell emocion

“Talent i jashtëzakonshëm, përkushtim dhe pasion. Dëshmi sesi muzika mund të thyejë çdo pengesë”, kështu thuhet në certifikatën e meritës që kryebashkiaku Amedeo Bottaro i Tranit i dha Nicola Pio Nasca-s , vetëm 22 vjeç, studenti i parë italian i verbër që mori një diplomë akademike trevjeçare në Arsimin e Lartë Artistik, Muzikor dhe Koreografik në piano në Konservatorin e Barit .

Ndërkohë që nga një hulumtim nëpër mediat italiane mësuam se dy muaj më parë, Nicola fitoi "Konkursin Ndërkombëtar të Muzikës Crescendo" në Nju Jork. Pas këtij suksesi ai në një intervistë për mediat e vendit të tij rrëfeu dhe hapat e tij të para në botën e artit dhe se si e kishte kuptuar që ai dëshironte të bënte këtë gjë në jetën e tij.

“Kur isha shumë i vogël, prindërit e mi vunë re se sa rehat isha me çdo instrument që mund të riprodhonte një burim tingulli. Kam luajtur edhe me dorezën e derës. Kështu vendosën që në moshën 2-vjeçare të më blinin një tastierë (me disa oktava), për të më futur në muzikë. Më pas, në moshën 5-vjeçare, fillova me mësime private: ishte diçka që nuk më emocionoi në fillim, por pak nga pak, edhe përmes shfaqjeve të shumta publike që formuan karakterin tim, kuptova se sa e rëndësishme ishte”, ka thënë 22-vjeçari.

Nasca u pranua në Konservatorin Piccinni të Barit në vitin 2016 dhe u rrit muzikalisht në klasën e mësueses Anna Maria Sallustio, aktualisht po ndjek Kursin Akademik Dy-vjeçar të nivelit të dytë, nën drejtimin e profesoreshës Damiana Sallustio.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese