Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Porto Palermo, ferri i të internuarve në kalanë e bukur të Vasiliqisë

Shkruar nga Newsbomb
Porto Palermo, ferri i të internuarve në kalanë e bukur të
Nga eventi i AIDSSh, Porto Palermo tjetër - nga kamp në përkujtim

Nga MIGENA DEMIRXHIU & ROVENA RROZHANI

20 Janari i vitit 1950 ishte i acartë. Nuk ishte vetëm i ftohti dhe varfëria e tejskajshme që gërryente fytyrat e viktimave të pafajshme që përfunduan në prangat e sigurimit, apo që thjesht internoheshin në kampet e çelura të internimeve me vendosjen e regjimit komunist. Kishte acar e ngrica të akullta në ajër.

Kështu morën rrugën 14 kamionë, mbushur plot e përplot me njerëz të internuar, nga burgu i Shkodrës drejt kalasë së Himarës. Ndokujt mund ti kalonte si rreze drite ndonjë shpresë e vagullt se do të shkonin drejt detit.

Por në fakt, shkonin drejt një burgu, atë që shumë pak e njohim sot në historinë e shkruar por që rron në kujtesën e të vuajturve, dhe të mbijetuarve apo familjarëve të tyre: Burgu-kala i Porto Palermos, ku ata do gjenin të tjerë si ata të transferuar pak kohë me parë nga kampi i Tepelenës.. Mbresëlënëse dhe magjepsëse! E tillë mbetet në retinën e turistëve kalaja e Porto Palermos, teksa largohen drejt plazheve të bukura të bregdetit jonian, pa mësuar sekretin e zi të rrasave të gurta.

Të paktën 300 burra, gra dhe fëmijë, i mbyllën në burgun e kalasë, në vitet 1949-1950. Kalaja u ngrit në emër të dashurisë, por u shndërrua në ferr për shkak të ideologjisë.

Historia e kampit -burg të Porto Palermos është fare pak e dokumentuar. Të dhënat e gjetura si: një fletë regjistri me statistikat e të internuarve (Arkivi i AIDSSH-së, Fondi nr. 4, Dosje nr.7); një dokument i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës (CIA), ( Shkurt 1950), që raporton për rrugëtimin e 14 makinave me persona të internuar, të familjeve nacionaliste, nga burgu i Shkodrës drejt kalasë së Himarës, pasurohet me dëshmitë e të mbijetuarve që janë prova e gjallë e ekzistencës së këtij burgu çnjerëzor të regjimit totalitar.

“I kobshëm burgu
i kobshëm regjimi
i kobshëm kush e ndërtoi
kala e mallkueme
humnerë e sketerrë
vorr e qivur
qënjesh njerëzore të pafajshme
kositë në lulëzimin e tyne.
Portopalermo
shkamb i lashtë
shkretinë e vjetër
dhe shkretinë moderne
burg mizor
i një kohë mizore.”

Shkruar nga Lek Pervizi, ish i internuar në kampin e Porto Palermos (Revista Kuq e zi, “Porto Palermo kamp e burg mizor”.)

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 36-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg prej datës 20 Gusht dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese