Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Pas Butrintit, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore paralajmëron rrezikun për qytetin antik të Bylisit

Shkruar nga Newsbomb
Pas Butrintit, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore
Prof. Neritan Ceka me Ilir Parangoni

Planet për dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Bylysit kanë ngjallur shumë debate në arenën politike dhe kulturore në vend. Ndonëse ka pasur kundërshtime të njëpasnjëshme për mbrojtjen e kësaj trashëgimie kulturore, duket se pazaret politike bëjnë punën e tyre.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Forumi për Mbrojtjen e Tashëgimisë Kulturore shprehet se edhe mbështetësit më fanatikë të Bylisit duket se kanë vendosur ta tradhëtojnë ato.

Në postin e publikuar nga FMTK, në një kafene shihet profesori i nderuar Neritan Ceka duke biseduar me punonjësin e Fondit Shqiptaro-Amerikano të Zhvillimit, Ilir Parangoni. Në reagimin e tyre ato shprehen se një figurë publike që është kundra dhënies me koncension të Parkut Kombëtar të Bylysit, sot zhvillon një bisedë në kafene me armikun kryesor të Butrintit dhe Bylysit.

“Prof. Neritan Ceka, një arkeolog me reputacion ndërkombëtar, botues i dhjetra librave arkeologjikë dhe historikë. Një nga kundërshtarët publikë të formulës së dhënies me koncesion të Butrintit si Park Kombëtar për AADF ( Fondit Shqiptaro Amerikan per Zhvillim) në një kafe pune me një personazh të quajtur Ilir Parangoni. Një emër i pa njohur në fushën e Trashëgimisë Kulturore pa asnje kontribut. Asnjë vepër të botuar. Asnjë botim shkencor në arkeologji.”, shruan Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në llogarinë zyrtare në Facebook.

Sipas Forumit, Parangoni është një shërbëtor dhe kërcënues pa princip i AADF që kërkon me domosdoshmëri që të marrë Bylysin, ashtu sic përdori skemën për të marrë Parkun Kombëtar të Butrintitit. Një nga zyrat më kritik të këtij projekti si prof. Neritan Ceka, duket se do që të japi dritën jeshile për shkatërrimin e kësaj pasurie kulturore thuhet në postimin e tyre.

“Punonjes i AADF dhe një nga shërbyesit e pa princip të skemës së marjes në administrim të Parkut të Butrintit apo edhe të parqeve të tjera nga AADF. I njohur vetëm për letrat kërcënuese që ju dërgonte specialistëve ndërkombëtarë që shpreheshin kundër mënyrës se si AADF kërkonte të rrëmbente Butrintin. Tani me urdhër të AADF dhe me sa duket me bekimin e Prof.Cekes kërkojnë të fusin në administrimin edhe Parkun Kombëtar të Bylis nën administrimin e AADF”, shkruhet në postim.

Ndërkohë që shtojmë se Projekti per Qytetin Antik te Bylis financohet nga një grant prej 6 milion euro nga Zyra e Bashkimit Europian, zbatohet nga një NGO italiane.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese