Hapësire reklamuese

Kulture & Art

 “Para Perëndimit”, shiten në kohë rekord biletat për shfaqjen

Shkruar nga Newsbomb
 “Para Perëndimit”, shiten në kohë rekord
 

Shfaqja “Para Perëndimit” po korr një sukses të padiskutueshëm në skenën e Metropol. Prej javësh tashmë nuk është e mundur që të gjesh një biletë.

Kjo për shkak se që prej ditësh që është bërë i ditur lajmi se kjo dramë do jepej në Teatrin Metropolitan, qytetarët kanë nxituar për të siguruar bileta.

“Para Perëndimit” është një katastrofë familjare në sfondin e një bote të trazuar. Drama e nobelistit Gerhart Hauptmann, na jep një mundësi për të shqyrtuar vendin e individit në botën bashkëkohore. "Para Perëndimit" është një kryevepër e Dramaturgjisë Botërore.

Shfaqja “Para Perëndimit” do të mbahet më datat 2, 3, 4, 5 Maj 2024 në orën 19:00.

Interpretojnë: Alfred Trebicka, Ilirda Bejleri, Elia Zaharia,Yllka Mujo,Sokol Angjeli, Alex Seitaj,Luli Bitri, Alert Çeloaliaj, Pjerin Vlashi,Vasjan Lami,Klesta Shero, Roerd Toçe,Ligoraq Riza,Genc Fuga, Elona Hyseni,Kastriot Ramollari,Artur Vera,Laura Hoxha,Megi Duka,Maringlen Domi,Xhoni Spahi,Adela Gjyla

Skenograf: Genc Shkodrani

Kostumograf: Edlira Qyshka

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese