Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Ndahet nga jeta mjeshtri Lika Kule! Intervista e fundit: Si më "dënuan" pse mu ça defi në dasmën ku ishte i ftuar Beqir Balluku

Shkruar nga Newsbomb
Ndahet nga jeta mjeshtri Lika Kule! Intervista e fundit: Si më
Mjeshtri i defit Ilia (Lika) Kule

Ilia Kule, apo Lika siç e thërrisnin shkurt të gjithë beratasit, është ndarë nga jeta. Mjeshtri i defit dhe një ndër aktorët më të spikatur të estradës së qytetit të Beratit në vitet '70, ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Gazetari Abedin Kaja jep lajmin e trishtë dhe publikon intervistën e fundit të Ilia Kules dhënë për të në Gazetën Shqiptare, ku ai tregon jetën e tij të mundimshme në vitet e diktaturës dhe më pas, si dhe një episod që i kushtoi deri në dënim.

Në intervistë, ai tregon edhe historinë e çarjes padashje të defit në një dasmë ku i ftuar ishte edhe ish-Ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku. Kjo histori e njohur thuajse nga të gjithë ka edhe variantet e veta të rrëfimit.

Disa thonë se Beqiri i kishte kërkuar Likës që të provonte nëse e çante dot defin me kokë, të tjerë e rrëzojnë atë. Por se çfarë ka thënë vetë mjeshtri dhe defexhiu më i njohur i Beratit, si protagonist i asaj ngjarje, e lexoni në intervistën më poshtë:

Intervista e plotë dhe e fundit e Ilia Kules

Kur e keni filluar jetën artistike?

Jetën artistike e kam filluar si aktor humori në vitin 1961 me Estradën Profesioniste të qytetit të Beratit.  Bëja pesë role, aktor, istrumentist, kupletist, parodist dhe solist, të gjitha role të para.

Por edhe pse luaja gjithë këto role unë paguhesha më pak. Letrat e dërguara nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës të asaj kohe thoshin se kush bën role të para merr pagën maksimale që ishte 830 lekë, ndërsa mua më jepnin 630 lekë, duke më thënë se isha pa shkollë të mesme. Edhe pse luaja shume role më i pasionuar isha pas defit me të cilin pata shumë sukses. E merrja në majë të gishtave atë instrument, luaja me gishta e me dorë, godisja gjurin e kokën pa e ditur se një ditë do të më binte ai në kokë.

Sa kohë punove me Estradën Profesioniste të qytetit?

Punova 17 vjet. Në vitin 1978  më nxorën nga puana, erdhen disa nga Tirana që kishin mbruar shkollën, por ata nuk e bënin dot punën e artistit. Nga këta të shkollës dërguan edhe  në Durrës por aty ishte Gjergj Vlashi që ju tha atyre të Tiranës: “Nisini në Spitallë se unë i kam artistët dhe këta që kini dërguar ju,nuk ma bëjnë dot punën e aktorve që unë kam pa shkollë”.

Ne këtu në Berat nuk kishim një Gjergj Vlashi.

Në Berat nuk e kishin frymën e kundërshtis, ishin frikacak.

Më nxorën nga puna mua, Lul Poçin, këngëtaren e njohur Floresha Debinja, një këngëtare që edhe pse kan kaluar shumë vite nuk ka ende një tjetër zë që ta zvendësoj ose më mirë të themi, ajde gjej një tjetër Ceke (Sejfulla Myftari) artist i papërsëritëshëm i humorit.

Më pas Floreshën dhe Lulin i morën prap.

Artist, sportist, shkrimtar por edhe gazetar nuk mundë të bëhesh dot po nuk e pate pasion.

Shkolla është gjë shumë e mirë edhe për këto profesione, por në radhë të parë duhet të kesh  “kapital”” të brendshëm për të qënë artist, ndryshe shkolla nuk të bën dotë gjë. Artëdashësit beratas pas çdo shfaqje thërrisnin ‘ku e kini Likën’. Këtë nuk e them për ti rritur vlerat vetes ndaj më mirë pysni edhe të tjer qyterar dhe artist beratas të asaj kohe.

Ku punove pasi të larguan nga estrada e qytetit?

Kur më hoqën nga Estrada Profesioniste e qytetit fillova punë si hamall në Kombinatin e Tekstileve “Mao Ce Dun”. Në këtë periudhë kohe u krijuan shumë grupe artistike. Me urdhër nga lartë thuajse të gjitha ndërmarrjet duhet të kishin grupet e tyre artistike, madje edhe nëpër fshatrat e thellë u krijuan grupe artistike. U krijua  Kino-Klubi, Estrada e Kombinatit, Grupin Karakteristik i Beratit, Ansamblin e Këngve dhe Valleve  të qytetit etj.

Përgjegjës i Kino-Klubit ishte Teki Luari. Ai i njihnte vlerat e mia si artist dhe nuk vonoj shumë më thirri që të filloja punë si artist i jashtëm (amator) në këtë institucion, por edhe me grupet e tjera punoja si artist amator ku edhe paguesha për orët e punës që bëja. Kemi dhënë shumë koncerte në këtë kohë dhe ndjehesha mirë  edhe nga pagesa.

Thonë se Beqir Balluku ju kishte shumë për zemër, kur e keni takuar për herë të parë?

Ka qënë 17 Mars i vitit 1964. Ishte 20-vjetori i brigadës së VII-të, sulmuese e UNÇL, e krijuar në Vlushë të Skraparit.

Bashkë me grupet e tjera do jepnim një shfaqje artistike në Skrapar, ku midis shumë ish-partizanve të kësaj brigade, të afërm të dëshmorve dhe qyterarve të tjer ishin edhe Ministri i Mbrojties Beqir Balluku, Ramiz Alia etj.

Ka qënë mbrëmje, mbaj mend që ka qënë edhe Fatime Sokoli. I erdhi radha grupit të Beratit. Unë veçse i bija defit edhe këndoja. Sefte këndova këngën e Vojo Kushit (fillon të këndoj): “Eee, ajde në kodrën e kuqe tre luan, na u vra tarzani burro Vojo Partizani, komunistat vdesin në kambë”.

Më këtë këngë më nderoj zoti, zëri doli shumë mirë.

Beqir Balluku u ngrit në këmbë me gotën në dorë dhe ka folur rreth 30 minuta vetëm për Vojo Kushin që përpara se të vritesh kishte qënë komandant i njësiti gueril të Tiranës dhe zv/ komandant kishte qënë Beqir Balluku. Ndërsda fliste Beqiri i’u drejtua Ramiz Alis duke i thënë “ti nuk pate rastin ta njihje Vojon, ai ishte shumë trim, i shkathët dhe kishte shumë muskuj. Mbaj mend që “s” e thoshte “th” dhe në vend të “muskuj” thoshte “muthkuj”, por ama ishte burrë i thjesht dhe i mirë.

Koncerti zgjati rreth 4 orë. Beqiri i kishte shumë qef  këngët e Shqipëris së mesme të cilat unë dija ti këndoja mirë. Pas përfundimit të koncertit rreth orës 01:00, Beqir Balluku mori vet një këngë dhe kërkoj që unë ta shoqëroja me def. Ka qënë kënga:- “O se shkoj në pyll o mi lalo po s’më pret nagaçja”.  Më fiksoj jo vetëm se unë këndova këngën e Vojo Kushit për të cilin ai ndjente shumë mall, por edhe për mjeshterin me të cilën unë i bija defit duke e shoqëruar atë edhe me goditje në gjunjë, kokë dhe me levizje të tjera.

Ju keni një histori me defin tuaj që njihet thuajse nga të gjithë beratasit, kush është e vërteta e kësaj ngjarje?

Nuk e mbaj mend mirë  por duhet të ket qënë fundi i vitit 1965 ose fillim i vitit 1966. Martohej Levend Gjergjani i cili kishte mbaruar shkollën e lartë për agronom. Levend Gjergjani merrte për grua kushërirën e gruas së Beqir Ballukut që ishte nga Beratit dhe quhej Taibe, motra e Sali Kafazit. Beqiri kishte ardhur në dasmë, dhe pasi kishte filluar ahengu u thot të zotëve të shtëpisë se “dua defaçiun e Baratit, atë që ishte në Skrapar me rastin e 20-vjetorit të krijmit të brigadës së VII-të, sulmuese. Atë ditë kishim marrë rrogat dhe ishim duke pirë nga një gotë tek lokali “22 Tetori”.

Na vjen një djal që quhej Astrit, ishte volejbollist dhe mik i familjes ku bëhej dasma. Më tha do vish në dasmë se të kërkon Beqir Balluku. Dasma bëhej aty ku ka qënë Shkolla Industriale, sot lagja “Dëshmorët e Kombit”.  U gëzova shumë edhe për faktin se do më merrnin në sy për mirë këta të partisë këtu në qytet.

Me klarinet ishte Fadil Tomori, me fizarmonik Sami Ademi. Fillova ti bija defit me kokë dhe me këmbë. Beqirit ju bë shumë qefi, shikoja që më përshendeste me dorë duke më lënë të kuptoja se po kënaqej. Duke i rënë defit erdhi edhe momenti fatal, mu ça defi pa dashje. Pas pak minuatash erdhi defi tjetër dhe dasma vazhdoj  normalisht.

Të nesërmen më njofton drejtori i Pallatit të Kulturës Kozma Shyti. Më tha se më kërkonin në Komitetitn e Partisë. Nuk më shkonte mendja për keq, por dikush kishte spiunuar.

Shkova në Komitetin e Partisë dhe i thash dezhurnit: Aty  është  Nasi Truja se më kërkojnë lartë.

Dezhurni ishte në dieni dhe më shoqëroj për te Sekretari i Parë i Partisë së Rrethit Gaqo Nesho.

Sa hyra në zyre fillj të më bërtise; “maskara, na turpërove, armik”.

E kuptova për çfar isha thirrur, u preva në futurë dhe me gjusmë zëri  i thash ‘po çfar kam bërë ore aman’?.

Gaqo Nesho vazhdonte të bëriste duke ulëritur;  “më mirë të thoshe u lodha se sa të çaje defin, na turpërove parpara shkut Beqir”.

- I thash se nuk e çava me dashje shoku Gaqi, lëkur është dhe një ditë do çahej.

“Dil jasht armik, ta shohësh çfar do të bëjmë”.

Ditën tjetër më hoqën nga Estrada Profesioniste e qytetit dhe më dërguan në gurore, atje ku prodhohej gerqere. Nuk isha mësuar me atë punë, dhe nga tymi  gërqeres më dilte gjak nga undët.

Pas katër muaj punë në furrat e gërqeres vendosa të shkoj në Tiranë për të takuar Beqir Ballukun, dhe ashtu bëra.

I shkova te shtëpia në Tiranë.

U afrova tek roja dhe i thash ushtarit ti thoshte shokut Beqir se ka ardhur Lika nga Berati, ai që i bie defit. Ushtari i shërbimit roje ishte një fierak dhe lajmëroj në familje.

Doli gruaja e Beqirit, Taibeja dhe më thirri “ajde brënda, çfar bën jashtë”.

Vet Beqiri nuk ishte në shtëpi. Pasi u përshëndetëm i thash se kam katër muaj që punoj në furrat e gëreres për defin që u ça kur ju ishit në dasmë në Berat.

 “Ke katër muaj që punon në furrat e gërqeres dhe nuk na ke thënë?  Mirë ta kan bërë”- u shpreh ajo e shqetësuar.

“Mos u mërzit se do ta rregullojmë shpejt këtë punë.

Ke lek të kthehesh në Berat, më pyeti me keqardhe bashkëshortja e Beqir Ballukut, Taibeja, e cila zgjati dorën duke më dhënë 500 lekë të vjetra!?”.  Kam i thash dhe u nisa për në Berat me trenin e fundit Tiranë-Lushnje.

Sa shkoj në shtëpi  më thot gruaja ime Drita, se nesër do shkosh në Pallatin e  Kulturës se të  kërkojnë.

Beqir Balluku e kishte bërë punën e vet, dhe kështu fillova prap punë si artist profesionist me trupën e Estradës së qytetit.

Si ishte jeta artistike e qytetit në këtë kohë?

Ishte shumë e pasur. Për fatin tonë të mira regjizor kishim të madhin Viktor Stratoberdha që kishte mbaruar studimet në Moskë dhe që në krahë të regjizorit  rus Jutkeviç që kishte realizuar në vitin 1952 filmin "Skenderbeu".

Ai kishte ardhur në Berat si i dënuar në vitin 1956, pas konferencës së Tiranës dhe ka punuar me trupën e estradës  rreth 14 vjet. Vet Viktori më kishte treguar se i deleguari i Komitetit Qendror të Partisë në këtë konferencë ishte Beqir Balluku, anëtar i Byrosë politike, zv/Kryeministër dhe Ministër i Mbrojtjes.

Enver Hoxha, sekretari i parë i K.Q të PPSH-së, ato ditë ndodhej në Vlorë për të përgatitur raportin që do të mbante në Kogresin e 3-të të Partisë, i cili do të zhvillohej pas disa javësh.

Aty Viktori i bashkohet grupit  nga salla e Konferencës se Partisë të Tiranës, duke thënë:  Ku i keni ato Mapot që thoni se  jan plot, ju gëgjeni”. Pas kësaj Viktorin e sjellin në Berat, Drejtor Kinemaje. Estrada e qytetit u krijua në Maj të vitit 1957, por ne nuk kishim regjizor profesionist dhe u kërkua që të vinte Viktor Stratoberdha që në atë kohë ishte drejtor i kinemas së qytetit. Pas ardhjes së Viktorit trupa jonë artistike pati shumë suksese. Nuk do vononte shumë dhe Viktori do arrestohej dhe futej në burg atëhre kur trupa e Estradës së Beratit ishte në zenit të saj. Ka qëë viti 1970, kur Viktori vuri në skenë një parodi me minifunde. Kaq qe dhe puna e Viktorit, njërit prej regjizorve më të mirë në vend dhe ai të merte të tatëpjetën. Pas kësaj e dënuan me 4 vjet burg duke e cilësuar si revizionist në artë. Pas daljes nga burgu  Viktori punoj si punor në NSHN.E kërkuan prap në Tiranë dhe di që ky artist i madh pas vitit 1990, shkoj në Monreal të Kanadas ku edh ndërroj jetë  në maj të vitit 2000.

- Berat, 28 Qershor 2010

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese