Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë, “Fati i marrë” nga Besnik Mustafaj shpallet romani më i mirë i vitit

Shkruar nga Newsbomb

Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë, “Fati i

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau këtë të premte Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2023.

“Fati i marrë” nga Besnik Mustafaj u shpall romani më i mirë i vitit me çmimin Çmimi “Romani më i mirë i vitit” me motivacionin: “Për romanin “Fati i marrë” për guximin dhe imagjinatën në krijimin e një historie “alternative,” ku mjafton të ndryshosh një detaj të vogël në histori shekuj më parë, për të na ndihmuar të gjejmë një Shqipëri më të mirë, e mbi të gjitha, më të ndjeshme; ku heronjtë janë më të prekshëm e më njerëzorë; ku gratë flasin, qoftë dhe me gjuhën e shenjave.”.

Çmimin shkrimtari Besnik Mustafaj ia dedikoi djalit të tij.

Për librin “Shqipëria dhe fundshekulli i dëshpëruar”, që dokumenton Shqipërinë e mesjetës, Pëllumb Xhufi, fitoi çmimin “Vepra më e mirë e vitit”.

Çmimi iu dha me motivacionin për hulumtimin e dokumentimin e thelluar, bazuar në fakte dhe dokumenteve të një epoke, ku ndriçon me kompetencë ngjarjet dhe sfidat e periudhës mesjetare shqiptare; duke sjellë për të parën herë një pasqyrë të përpjekjeve të shqiptarëve për të mbijetuar si popull dhe komb në kohëra të errëta, duke ofruar një kontribut të vyer për studimet historike shqiptare.”.

Përkthimi më i mirë i vitit u vlerësua ai i përkthyeses Ana Kove, për përkthimin e librit “Daullja prej llamarine” nga Gunter Grass. Kove u vlerësua për punën mjeshtërore, përmes së cilës përkthyesja arrin të përçojë me rrjedhshmëri te lexuesi shqiptar thellësinë e zërit të pazakontë të personazhit dhe satirën e mprehtë të autorit.

Ndërsa autori Shpëtim Kelmendi mori çmimin “Vëllimi më i mirë me tregime” me “Dashnia asht”. Tregimet vijnë me një gegnishte kumbuese e me një ndjeshmëri të rrallë.

Çmimi “Vëllimi më i mirë poetik i vitit” iu dha autores Entela Tabaku, për librin me poezi “Qeramikiana”, ndërsa si libri më i mirë për fëmijë u vlerësua “Kroni me pulëbardhat” i Ledjona Brahos.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese