Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Moda e meshkujve në Paris: Nga xhaketat me spila lulesh, te veshjet për punëtorët e ushtarake, zbuloni trendin dimër 2025

Shkruar nga Newsbomb
Moda e meshkujve në Paris: Nga xhaketat me spila lulesh, te veshjet
Java e modes, Paris

Paris/CNN

Ndërsa Java e Modës për Meshkuj në Paris nisi – një ditë pas inaugurimit të dytë të Presidentit të SHBA, Donald Trump, dhe mes rritjes së fuqisë së së djathtës populiste në Francë – fokusi tek veshjet mund të duket paksa i parëndësishëm.

Megjithatë, gjatë gjithë javës, stilistët demonstruan aftësinë e tyre për të reflektuar realitetin shoqëror; duke trajtuar çështje si gjithëpërfshirja, mbrojtja dhe liria, sezoni Vjeshtë-Dimër 2025 ofroi si një hapësirë arratisjeje, ashtu edhe ide për të naviguar në klimën aktuale. Nga Ëilly Chavarria te EgonLab apo Comme des Garçons Homme Plus, mesazhet e unitetit dhe pranimit u përcollën në pasarela.

Kur popullsia franceze ndihet gjithnjë e më e pafuqishme përballë qeverisë, fuqia e butë e modës, si industri dhe si art, qëndron në aftësinë e saj për të krijuar diskurse të reja, imazhe dhe për të ndikuar në industri të tjera,” tha për CNN Carole Boinet, drejtoreshë e botimit kulturor francez Les Inrockuptibles.

Një qasje e re ndaj veshjeve të punës

Në pasarela, veshjet e punës u rikthyen me fuqi, të riformuluara dhe të ndërthurura me garderobat bashkëkohore.

Tek Junya Watanabe, modele me mjekër, të veshur me këmisha me katrore, xhinse të papërpunuara dhe linja të frymëzuara nga drurëprerësit, sollën në mendje figurën e hipsterit të viteve 2010, kur kjo estetikë u përhap në subkulturat e të rinjve dhe u bë një fenomen global. Por ajo që kishte në mend stilisti japonez ishte “veshja e vjetër e punës, e krijuar fillimisht për punëtorët e pyjeve”, siç u theksua në shënimet e shfaqjes. Kjo koleksion pasqyroi temat kryesore të sezonit: natyrën dhe funksionalitetin në veshjet e jashtme.

Tek Louis Vuitton, drejtori kreativ i linjës për meshkuj, Pharrell Ëilliams, bashkëpunoi me Nigo, stilistin e markës Kenzo dhe themeluesin e A Bathing Ape, për të bashkëkrijuar një koleksion që kombinonte veshjet e punës me sportiven. Frymëzuar nga garderobat praktike të inxhinierëve, kuzhinierëve dhe kopshtarëve, veshjet – duke përfshirë një xhaketë xhins blu indigo me dy rreshta kopsa, një komplet me prerje të drejtë me vija dhe një bluzon pa mëngë në rozë të hapur – ishin njëkohësisht të sofistikuara dhe funksionale.

Moda e meshkujve në Paris: Nga xhaketat me spila lulesh, te veshjet

E frymëzuar nga Maurice Sendak

E frymëzuar nga libri për fëmijë i Maurice Sendak, “Where the Wild Things Are” (1963), themeluesja dhe stilistja e Sacai, Chitose Abe, e cila ka ndërtuar një biznes global me pasionin e saj për materialet hibride dhe siluetat e mëdha, luajti me “idetë e jetesës në natyrë, të papërmbajtura dhe të palidhura me konvencionet.” Ajo prezantoi një koleksion me triko leshi në formë kokoni, disa me xhepa të ekzagjeruar, dhe vazhdoi bashkëpunimin me markën amerikane të veshjeve të punës Carhartt, duke sjellë xhaketa lëkure dhe puffer në nuanca kafe dhe jeshile të errët.

Një skenë për protestë

Gjatë javës, stilistët përdorën platformat e tyre për të dhënë mesazhe të hapura politike dhe shoqërore. Stilisti i Neë York-ut, Ëilly Chavarria, fituesi më i fundit i çmimit Mensëear Designer of the Year nga CFDA, solli për herë të parë koleksionin e tij në Paris, duke shënuar 10-vjetorin e markës që mban emrin e tij. I ekspozuar në ambientet baroke të American Cathedral, koleksioni i tij përfshinte veshje të strukturuara dhe të riformuluara, të frymëzuara nga trashëgimia e tij meksikano-amerikane, në një paletë ngjyrash ari, kumbulle dhe vishnje. Siç shpjegoi për CNN, në zemër të koleksionit të tij ishte qëndrueshmëria dhe rezistenca, me mesazhin e dinjitetit dhe barazisë njerëzore. Ai theksoi “rëndësinë e bashkimit për të mbrojtur të drejtat tona si qytetarë, emigrantë, pjesëtarë të komunitetit LGBTQ, gra – të gjithë ne që sot jemi të sulmuar.”

Florentin Glémarec dhe Kevin Nompeix, dyshja kreative pas markës pariziane EgonLab, sfiduan maskulinitetin tradicional me veshje që përmbanin elemente viktoriane. Prapa skenave, ata shpjeguan fokusin e tyre tek komunitetet e margjinalizuara:

Pakicat po sulmohen sistematikisht nga politika të reja në mbarë botën,” thanë ata, duke shtuar se, mes asaj që dukej si “një gjueti moderne shtrigash,” ata bënin thirrje për unitet dhe luftë kundër pabarazisë.

Në Comme des Garçons Homme Plus, dizajnerja japoneze Rei Kaëakubo kishte në mendje luftën. Koleksioni i saj, i titulluar “Në ferr me luftën”, solli uniforma ushtarake të dekonstruktuara, veshje kaki të çrregullta dhe çizme ushtrie. Modelet mbanin helmeta të riformuluara të zbukuruara me lule, duke evokuar lëvizjen “Flower Power” të viteve 1960-1970, kur protestuesit promovonin vlera pozitive si paqja dhe dashuria.

Charles Jeffrey, themelues dhe stilist i markës britanike Charles Jeffrey Loverboy, u frymëzua nga kabaretë e epokës Ëeimar në Berlin.

Me grim të ekzagjeruar skenik, aksesorë homoerotikë në formë bananeje dhe efekte zhveshjeje në veshje, si dhe funde të dekonstruktuara skoceze, ai e hapte shfaqjen vetë, me taka, duke folur me publikun përmes një mikrofoni. Për të, ky koleksion ishte “një mundësi për të bashkuar njerëzit… kur qeveritë e djathta thonë: ‘Ka vetëm dy gjini’… ne jemi shumë më shumë se kaq”, tha ai për CNN para shfaqjes.

Moda e meshkujve në Paris: Nga xhaketat me spila lulesh, te veshjet

Narrativat në rroba

Disa stilistë u përqendruan më shumë tek narrativat e fshehura në rroba dhe tek detajet e qepjes që mund të mos bien në sy në kamera.

Tek Dior, koleksioni referonte linjën H-line, të krijuar nga Christian Dior për sezonin Vjeshtë-Dimër 1954-1955 – një siluetë e diskutueshme në atë kohë, pasi forma e saj e sheshtë shihej nga disa si e pafemërore. Në një skenografi kinematografike, modelet parakaluan me sytë e mbuluar, në stilin e filmit “Eyes Wide Shut” të Stanley Kubrick. Koleksioni luante me kontraste volumesh, nga fundet e gjera për meshkuj tek palltot e operës dhe fjongot rozë të lehta.

Bianca Saunders, stilistja e parë zezake britanike që ka fituar çmimin prestigjioz ANDAM, eksploroi tensionin midis kufizimit dhe lëvizjes, si dhe butësisë dhe rreptësisë në veshje. Këmishat e saj ishin të rrudhura, qepjet e pantallonave të përdredhura dhe kyçet e këmbëve të lidhura. E frymëzuar nga fotografia e Robert Longo, e cila kap lëvizje të ekzagjeruara të burrave dhe grave, ajo theksoi: “Si shtyhet dhe tërhiqet veshja e strukturuar për meshkuj… gjithë ajo finesë e përdredhjes dhe kapja e lëvizjes dhe qetësisë në një veshje.”

Arti i mjeshtërisë dhe eksperimentimit

Tek Rick Owens, shfaqja në Palais de Tokyo u shndërrua në një platformë për artin e mjeshtërisë dhe eksperimentimin. Si gjithmonë, Oëens deformoi dhe ekzagjeroi format trupore, duke luajtur në mënyrë radikale me teknikat dhe teksturat. Koleksioni përfshinte xhaketa “dracucollar” prej lëkure të dylluar, xhinse “megacrust” me një efekt të krijuar duke shtypur fletë bronzi dhe dyll mbi xhins, si dhe fibra kemp – një material ekologjik dhe subversiv, i njohur gjithashtu si “flokë të vdekur”.

Si gjithmonë me Owens, moda nuk njeh kufij.

Moda e meshkujve në Paris: Nga xhaketat me spila lulesh, te veshjet

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese