Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Ema Andrea ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj private. Si rallë herë, Andrea ka treguar dhimbjen, sakrificat dhe çfarë i mungon më shumë në jetë.
Mes lotësh Ema Andrea ka treguar se e vetmja që i mungon në jetë është mami.
“Mami, vetëm mami! Nuk më mungon vetëm si publik, por më mungon. Më mungon t’i bëj telefon kur mbaroj shfaqjen, ekzistenca e saj më bënte të rikthehesha në prioritetet e jetës, të cilat nuk kanë gjithmonë lidhjen me suksein në teatër. Por kanë ldhje me dashninë për jetën dhe për njerëzit. Mami më mungon. Më mungon shumë. I mbaj mend të gjitha. Humorin e saj, të qeshurën e saj. Më mungon shumë.
Kam pasur një zakon që për çdo gjë që kisha nuk flisja, nuk i ndaj hallet me njerëzit e mi se nuk dua t’i mërzis. Dhe po të shkoja të mama, t’i shtrihesha në shtratin e saj ajo e kuptonte. Më mbëstillte, më mbulonte edhe e dinte që isha e mërzitur dhe thoshte do kalojë. Por nuk më pyeste. Të shtrihem dhe njëherë…
Sot do doja t’i thoja së pari që nuk jam e lodhur. Se mami gjithmonë ka pasur merakun se unë jam e lodhur.“ – u shpreh Ema Andrea.