Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Mbreti Charls i III dhe shqiptarët

Shkruar nga Auron Tare
Mbreti Charls i III dhe shqiptarët
Mbreti Charls i III dhe Ermonela Jaho

Nga Auron Tare

Sot pashe shume postime mbi performancen e fundit te Ermonela Jahos ne Operan e Londres. Krenari pa fund nga politika per sopranon e njohur por duhet thene qe asnje institucion shqiptar nuk ka merite per karrieren e jashtezakonshme te Ermoneles. E them kete me plot goje pasi e njoh mjaft mire Ermonelen qe ne femijerine e saj.

Nuk dua tja kushtoj kete shenim krenarise falso te politikes shqiptare karshi Ermoneles. Nuk dua te flas fare pasi eshte nje turp i madhe trajtimi qe i kane bere drejtoret provincial te kultures shqiptare kesaj artisteje boterore.
Por po kthehem te Mbreti i Anglise dhe njohja e tij me Shqiperine.

Princi i Wellsit apo Mbreti Charls i III e njeh mire Shqiperine qe prej 1996 kur shoqeruesja e Tij e famshme dhe tashme Mbreteresha Camilla Parker Bowell erdhi ne Shqiperi per nje vizite disa ditore. Duke filluar ne Butrint dhe duke perfunduar ne Gjirin e Grames, Camilla pati nje eksperience shume te bukur dhe premtoi se do te rikthehej me Charlsin per te vizituar Butrintin dhe Qeparoin qe i la mbresa te vecanta.

Dy vite me vone ne nje Expozite ne Londer te mbeshtetur nga Princi i Wellsit Charls, nje artist i pa njohur nga Saranda qe kishte ikur nga tmerret e 1997 me nje burse nga Fondacioni Butrinti per te ushtruar skulpturen, mundi qe te fitoje cmimin e pare te konkursit. Andi Melka i biri i nje ish oficeri marine dhe me vone kapiten i nje trageti Korfuz-Sarande, kishte gdhendur skulpturen e Laokontit legjendar. Princi Charls e bleu kete statuje e cila sot eshte ne pronen e tij private dhe Andi fitoi nje fame te me nje hershme ne rrethet artistike Londineze per kete vleresim te rendesishem. Princi i Wellsit u ndie i befasur kur mesoi se skulptori i ri nga Saranda ishte pjese e ekipit te Butrintit aso kohe dhe premtoi se do te vinte se shpejti ne Butrint.

Sigurisht ka kaluar shume kohe dhe ja kesaj here Mbreti Charls vlereson perseri nje artiste te madhe nga Shqiperia. Me shprese se kesaj rradhe pas performances se Ermoneles do te mundet te vije ne Butrint ne qytetin qe ka degjuar aq shume prej miqve te tij. Aq me shume kur ne nje prej garave te Royal Ascot nje kale me emrin Butrinti arriti te munde nje nga kuajt e stalles se Princit Charls.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese