Festivali i 22-të i Eurovizionit për Fëmijë u mbajt në Madrid, me sloganin “Let’s flourish”, duke bashkuar përfaqësues të 17 shteteve të ndryshme.
Fitoren e këtij edicioni e siguroi Gjeorgjia, ku këngëtarja Andrija Putkaradze mori 239 pikë, duke lënë pas konkurrentët e tjerë të fortë.
Vendi i dytë u sigurua nga Portugalia, ndërsa Ukraina zuri vendin e tretë. Rezultatet e konkursit u përcaktuan nga një kombinim i votave të jurisë ndërkombëtare dhe atyre të shikuesve nga e gjithë bota, të cilët votuan online për këngët dhe performancat më të pëlqyera.
Dhe nuk kishte si të mungonte dhe konkurentja jonë e vogël. Shqipëria u përfaqësua nga Nikol Çabeli e cila performoi “Vallëzoj” me numërin 3 gjatë spektaklit.
Ky edicion i Eurovizionit për Fëmijë u mbajt në Madrid, pasi Franca vendosi të tërhiqet nga organizimi i festivalit pas dy fitoreve radhazi. Spanja, e cila pati një performancë të shkëlqyer vitin e kaluar dhe përfundoi si nënkampione në Eurovizionin për Fëmijë në Nice, mori përsipër organizimin e ngjarjes.
Ky ishte organizimi i parë i një eventi të Eurovizionit në Madrid pas 55 vitesh.