Në lindje të Ukrainës ndodhet Pokrovsk, është vendlindja e një prej këngëve më të preferuara “Carol of the Bells”.
Por, në këtë qytet ka pak copëza krishtlindjesh këtë vit, vetëm një pluhur dëbore në këto rrugë të zbrazëta, ndërtesat e shkatërruara dhe zhurmat e vazhdueshme të bombardimeve të rënda.
Ukraina akuzon Rusinë se po përpiqet të fshijë identitetin e saj kulturor, duke përfshirë shoqatat e saj me atë këngë të njohur. Shumica e popullsisë në këtë qytet tashmë është larguar, shtëpitë janë pa energji elektrike dhe ujë.
Një grua e quajtur Oksana, 43 vjeç shprehet shumë e frikësuar për largimin nga shtëpia e saj, duke dal nëpër bombardime për të gjetur dru dhe qymyr për të siguruar ngrohjen.
Leontovych është kompozitori i kësaj kënge e bazuar në një këngë popullore ukrainase, ku ai jetonte dhe punonte në Pokrovsk midis viteve 1904-1908.