Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Kënga e tij theu rekord në Spotify/ Përfaqësuesi i Francës në “Eurovision 2024” do jetë i ftuar në Fest 63

Shkruar nga Newsbomb
Kënga e tij theu rekord në Spotify/ Përfaqësuesi i
Slimane

Slimane, këngëtari i famshëm francez i cili edhe pse nuk e fitoi Eurovision, kënga e tij theu rekord klikime në Youtube dhe Spotify, do jetë i ftuar në “Festivalin e Këngës”.

Artisti francez do të jetë i ftuar special në natën e parë të Fest 63, duke sjellë një performancë që pritet të jetë një nga momentet kulmore të festivalit. Ai përfaqësoi Francën në Eurovizion 2024 me këngën e tij të fuqishme "Mon Amour", një hit që pas suksesit në Eurovizion bëri jehonë ndërkombëtare.

Kënga, e cila pasqyron ndjenjat e dashurisë dhe fuqinë e emocioneve, është tashmë kënga franceze më e klikuar në botë. Vetëm 24 orë pas publikimit, ajo arriti mbi 2 milionë dëgjime në Spotify, duke thyer rekorde për muzikën franceze.

Me një karrierë 8-vjeçare, Slimane  është një yll ndërkombëtar. Ai ka shitur mbi 2 milionë albume në mbarë botën dhe ka mbushur arena të mëdha me mbi 1.5 milionë bileta të shitura gjatë turneve të tij. Si një artist shumë i vlerësuar, Slimane është fitues i një Grammy francez dhe ka rrëmbyer plot 8 çmime NRJ Music Aëards.

Prania e Slimane në Fest 63 është e shumëpritur dhe ai do të sjellë jo vetëm energjinë e Eurovizionit në skenën shqiptare por ka rezervuar edhe një surpizë për publikun shqiptar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed