Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Investigimi për fondet e Teatrit Kombëtar, Arben Derhemi thirrje Altin Bashës: Ku janë zhdukur paratë?

Shkruar nga Newsbomb
Investigimi për fondet e Teatrit Kombëtar, Arben Derhemi thirrje Altin
Foto montazh: Altin Basha

Shumë nga aktorët shqiptarë kanë reaguar pas investigimit të “Piranjat” për drejtorin e Teatrit Kombëtar, Altin Basha. Një ndër ta është dhe aktori i njohur Arben Derhemi.

Përmes një reagimi në Facebook, Derhemi ka kërkuar që të kthehen të gjitha fondet të cilat janë përdorur në mënyrë të dyshimtë. Sipas tij fondet e Ministrisë së Kulturës janë shpërdoruar për interesa të ngushta nga Altin Basha.

Aktori ka shprehur shqetësim për fiktivitetin e disa shërbimeve dhe personave që janë paguar pa dhënë asnjë kontribut. 

"Reagim Publik i aktorëve të Teatrit Kombëtar. Këto ditë u bëmë deshmitarë të nje investigimi të emisionit “Piranja” për shpërdorimin e buxhetit të Teatrit Kombëtar. Pamë me zë dhe figurë sesi fondet publike zhduken.

Sesi Ministria së Kulturës investon me dëshirën për të mbështetur Teatrin, por fondet gllabërohen rrugës. Buxheti i Teatrit po ikën në drejtim të ditur tashmë, por ai drejtim nuk është Teatri. Janë ca fatura fake qepur ne xhepa personale!

Janë ca grimiere fantazëm... Janë ca ekspert të audio-vizuale fantazëm! Ne jemi aktorë të Teatrit, dëshmitarë të zhvillimeve dhe e pyesim publikisht dhe ligjërisht z. Basha, drejtor I Tearit. z.Basha cfare ka bere z.Saliasi në shfaqjen Vojçek?! Asgjë. Askush nuk e ka parë asnjë sekondë!. Merr guximin dhe kthe fondet disa milionëshe mbrapsht se janë të Teatrit.
Pyesim publikisht z. Basha?! 

z Basha çfarë ka bërë znj Shuta në shfaqjen Voiçek. Ke grimuar ajo te shfaqja Voiçek? Asnjë. Nuk ka ardhur asnjë sekondë aty. Merr guximin dhe kthe fondet disa milionëshe mbrapsht se janë të Teatrit. LISTA është gjatë. Tashmë ajo është publike. Përgjegjësit të marrin përgjegjësinë e tyre! MBROJE TEATRIN SOT"

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese