Hapësire reklamuese


Kulture & Art

I kanë dalë thinjat e rrudhat, por Ema Qazimi nuk e humb shkëlqimin dhe kontaktet me artistet

Shkruar nga Newsbomb
I kanë dalë thinjat e rrudhat, por Ema Qazimi nuk e humb
Alida Hisku dhe Ema Qazimi

Një foto e bukur e hedhur në rrjetet sociale nga këngëtarja e larguar prej kohësh nga Shqipëria Alida Hisku me këngëtaren shumë të njohur të muzikës së lehtë shqiptare sidomos para viteve ’90 Ema Qazimi.

Dy yjet e artit shqiptar, të adhuruara nga mijëra fansa të tyre, për vite e vite me radhë me këngët që i kanë kënduar aq bukur në rininë e tyre e vazhdojnë të këndohen dhe sot.

Ema dhe Alida nuk kanë dalë prej shumë kohësh në skenë, por siç shihet nga portreti i tyre, kanë ruajtur origjinalitetin si dikur, edhe pse vitet e moshës kanë bërë të vetën në portretin e tyre.

Janë zonja që kontribuan me zërin e tyre në shoqërinë e ngurtë shqiptare atëkohë, e shumë breza u rritën me këngët e tyre.

Alida Hisku, 68 vjeç sot, u bë e njohur me zërin e saj në vitet 70. Deri në vitet ’90 jetoi në Shqipëri e pas kësaj kohe, u shpërngul në Gjermani.

Ndërsa Ema Qazimi këtë nëntor do të festojë 70 vjetorin e vet. Zëri i saj, muzika, këngët, janë sot tekste që kalojnë brez pas brezi duke ruajtur origjinalitetin e tyre të dikurshëm, por jo vokalitetin e Emës.

I kanë dalë thinjat e rrudhat, por Ema Qazimi nuk e humb
Alida Hisku dhe Ema Qazimi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese