Hapësire reklamuese


Kulture & Art

Humbja e Margarita Xhepës, Rajmonda Bulku "shtegëton" nëpër kujtime, sjell filmin ikonik "Dimri i Fundit" krah yllit të skenës shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
Humbja e Margarita Xhepës, Rajmonda Bulku "shtegëton"
Aktoret Margarita Xhepa dhe Rajmonda Bulku në filmin "Dimri i fundit"

Ylli i kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare duke lënë pas një pasuri të madhe në kinemanë dhe teatrin shqiptar.

Aktorja e njohur Rajmonda Bulku ka shprehur dhimbjen dhe respektin e saj për aktoren, teksa e quan një lajm të trishtë për të gjithë Shqipërinë.

Bulku ka kujtuar momentin kur e takoi për herë të parë Xhepën në moshën 16-vjeçare gjatë xhirimeve të filmit “Dimri i Fundit”, duke theksuar bukurinë dhe talentin e jashtëzakonshëm të aktores, e cila, edhe kur luante një rol të një fshatareje të moshës më të madhe, ndriçonte me praninë dhe profesionalizmin e saj.

“Margarita ishte një aktore dhe një mikeshë që do na mungojë të gjithëve. Në filmin “Dimri i Fundit”, unë isha 16-vjeçe ku shkoj për të luajtur rolin dhe aty për herë të parë pash Margarita Xhepën. Ajo ishte aq e bukur sa vetëm rrija dhe e shikoja. Në një moshë të re ajo duhet të luante rolin e një fshatare dhe vetëm e nxinin që ta rrisnin në moshë, por ajo vetëm ndriçonte. Atë nuk e shëmtoje dot se ajo e bënte rolin me talentin e saj të mrekullueshëm. Sytë e asaj ndritën dhe performancat e saj ishin të jashtëzakonshme. Kontaktin e parë e kisha 16-vjeçe, por pastaj ishim kolege në teatër dhe ishte kënaqësi të punon me Margaritën. Ajo ishte një talent dhe mbeteshe pa frymë me bukurinë dhe talentin e saj. Ishte një mike shumë e mirë, mund të komunikoje shumë lehtësisht me të. Margarita kishte një zemër të madhe dhe një mendje të hapur me të gjitha moshat”, u shpreh aktorja Bulku.

Humbja e Margarita Xhepës, Rajmonda Bulku "shtegëton"
Rajmonda Bulku tek filmi "Dimri i fundit"

Në një intervistë për RTSH 24, Bulku tha se Margarita Xhepa ishte e aftë të luante me profesionalizmin më të madh çdo rol që i jepje, në drama, komedi dhe filma, duke lënë një ndikim të madh në artin shqiptar dhe ka qenë një simbol i gruas shqiptare në kinematografi.

“Margarita kishte lënë gjurmë edhe në Greqi,  me të duhet të krenohemi jo vetëm brenda por edhe jashtë. Ishte e mrekullueshme me një sharmë femëror të rrallë në kinema. Luajti shumë bukur edhe tragjedinë, ishte një figurë shumë dimensionale, ajo luante në komedi, ka luajtur dramën shqipe me shumë personalitet për gruan shqiptare. Çfarëdo roli që t’i jepje Margaritës ajo zhytej e tëra, ishte mjaft e përkushtuar, kërkuese dhe këmbëngulëse për të bërë më të mirën. Ishte model i disiplinës, punës dhe seriozisht dhe nëse ti punoje me të do shkojë në gjurmën e saj. Ajo jetoi deri në fund duke e dashur skenën, ekranin dhe takimet me njerëzit”, u shpreh ajo.

Humbja e Margarita Xhepës, Rajmonda Bulku "shtegëton"
Margarita Xhepa tek filmi "Dimri i fundit"

Në fund, aktorja Bulku kujtoi edhe takimin e fundit me Margaritën në kohën kur ajo ishte e shtruar në spital.

Bisedën e fundit e kisha kur ajo ishte në spital dhe nuk thoshte jam keq, ishte gjithmonë optimiste. Të ikësh si Margarita është vlerë, është nder dhe do të kujtohet në mënyrë të jashtëzakonshme. Do të kujtohet për mrekullitë që i dha artit dhe shoqërisë shqiptare”, tha Bulku.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese