Helena Kadare një nga shkrimtaret më të rëndësishme shqiptare si dhe një nga mendjet më të ndritura në vend ka zhvilluar një vizitë në shtëpinë e Profesor Rexhep Qosjes në Prishtinë.
Rexhep Qosja është akademik dhe udhëheqës shpirtëror i dashurisë për shqipen dhe shqiptarinë. Në një bashkëbisedim në studion e profesorit, Kadare dhe Qosja kujtuan me mall takimin e parë Lidhjen e Shkrimtarëve rreth viteve 1970.
Qeshën me një kuriozitet nga ai takim sepse profesor Qosja ishte njeriu i vetëm në Shqipëri që iu lejua ta mbante mjekrën. Turistëve të huaj, u duhej ta hiqnin mjekrën në momentin e ardhjes në Aeroportin e Tiranës, për çka kishte një berber të veçantë.
Por ata gjithashtu kujtuan drekën e fundit që kishin ngrënë së bashku në Prishtinë me rastin e Panairit të Librit në vitin 2000, shoqëruar me ëmbëlsirat e bashkëshortes së profesor Qosjes që nuk jeton më.
Treguan se të dyja shtëpitë, Qosja dhe Kadare, po bien nga pesha e librave, aq shumë janë ngarkuar. Pas humbjes së bashkëshortit, shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, ajo shkroi dhe botoi një libër.
Dritare.net. raporton se ky ishte një takim me shumë mesazhe dhe shumë përgjegjësi për të ardhmen e vlerave mbarë shqiptare. Një takim që gëzon, që ngroh, një takim si urim. Bashkë më mirë, bashkë më të mirë!
Kjo është ajo që ka bashkuar ngahera Kadarenë dhe Qosjen, besimi te bashkimi. Bashkimi kombëtar si ëndërr e Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qosjes.