Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

"Gjeneral Gramafoni" dhe "Tomka" shkojnë në Athinë, për Netët e Filmit Shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
"Gjeneral Gramafoni" dhe "Tomka" shkojnë në
Netet e Filmit Shqiptar ne Athine

Për të tretin vit radhazi, më 11 dhe 14 nëntor, në ambientet e Fondacionit "Michael Cacoyannis" në Athinë, u zhvilluan me sukses dy mbrëmje plot emocion, dedikuar kinematografisë shqiptare.

Ambasada e Shqipërisë në Greqi në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, shfaqën për publikun dy kryevepra të restauruara, “Gjeneral Gramafoni” dhe “Tomka dhe Shokët e Tij”.

Komuniteti shqiptar në vendin fqinj dhe miqtë e huaj i përqafuan me shumë ngrohtësi dhe entuziazëm këto dy filma të kinematografisë shqiptare, duke dëshmuar dashurinë dhe vlerësimin e tyre për kulturën dhe kinematografinë shqiptare.

Ky aktivitet është parë si një mundësi e mrekullueshme për të njohur dhe ndarë trashëgiminë e pasur kulturore dhe artistike të Shqipërisë, duke nxitur krenarinë dhe frymëzimin tek të gjitha brezat.

Të pranishëm në "Netët e Filmit Shqiptar" ishin Udhëheqësi i Zyrës së Interesave të Kosovës në Greqi, Fitim Gllareva, Drejtoresha e Fondacionit “Michael Cacoyannis”, Metaxia Tsertsavi, fëmijë, prindër, mësues, aktorë, shkrimtarë, përfaqësues të komunitetit shqiptar, miq të huaj dhe dashamirës të kinematografisë.

"Një falënderim i veçantë për Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe Fondacionin Grek Michalis Cacoyannis për bashkëpunimin e shkelqyer, si dhe për të gjithë ata që ndanë këtë eksperiencë të paharrueshme me ne", thotë Ambasada e Shqipërisë në Greqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese