Gjatë kësaj jave, në Kanë po mbahet edicioni i 77-të i Festivali të Filmit, ku garojnë me qindra filma nga e gjithë bota.
Në këtë festival do të konkurohet për çmimin e madh, atë të “Palmës së Artë”, ndërsa bëhet e ditur se pjesë e kësaj gare janë 22 filma në total.
Një fim që ka tërhequr vëmendjen e spektatorëve është “The Apprentice”, i cili është një film biografik që fillon me origjinën e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, si një zhvillues i ri ambicioz në sektorin e pasurive të paluajtshme në vitet 1970-1980 në New York.
Për shumë kritikë, filmi ka arritur që të përcojë një mesazh të thellë dhe të jetë në qendër të vëmendjes, por për Trump nuk është kështu, pasi ai ka paralajmëruar që do të hedhë në gjyq prodhuesit e filmit për gënjeshtra, shpifje dhe trillime mbi jetën e tij.
Zëdhënësi i tij e përshkroi filmin, i cili përmban një skenë ku ai shihet duke përdhunuar gruan e tij të parë, Ivana, si fiksion të pastër, si dhe ndërhyrjen e tij në zgjedhje nga elitat e Hollivudit.
Më vonë, drejtori i komunikimit të fushatës së Trump, Steven Cheung tha se do të ndërmerren veprime ligjore për të adresuar pohimet haptazi të rreme nga këta producentë të pretenduar.
“Ky film është fiksion i pastër dhe trillime të pastra që sensacionalizojnë gënjeshtrat që janë bërë dhe rrëzuar prej kohësh,” thuhet në deklaratën e drejtorit të komunikimit Steven Cheung.
Filmi “The Apprentice” fillon me një parantezë se shumë nga ngjarjet e tij janë të trilluara.
Debutimi i tij nis në një kohë që ish-presidenti Donald Trump po përballet me gjyqin kundër tij për për paratë e heshtura në Nju Jork, ndërkohë që ai po përgatitet për garën presidenciale, në një tjetër raund në zgjedhjet që do të zhvillohen në nëntor.
Titulli i filmit është pjesërisht një referencë për serialin televiziv të drejtuar nga zoti Trump për më shumë se një dekadë që nga viti 2004.
Megjithatë, filmi zhvillohet disa dekada më parë, në fillimet e karrierës së Trump kur ai po bën emrin e tij si një zhvillues i pasurive të paluajtshme.
Sebastian Stan, i cili është shfaqur në Pam & Tommy, Dumb Money dhe disa filma të MCU si Ushtari i Dimrit, portretizon ish-presidentin. Ylli i Succession Jeremy Strong luan mentorin dhe avokatin e tij të pamëshirshëm Roy Cohn.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, filmi pikturon një portret të palëkundur, por të nuancuar të ish-presidentit të SHBA.
Filmi, paraqet përdhunimin, probleme të shëndetit seksual, probleme me rënien e flokëve dhe tradhtinë.
Megjithatë, gjatë linjës së tij, filmi gjithashtu përshkruan mirësinë e Trump, vuajtjet e tij ndërkohë që në kahun tjetër ai mëson për artet e errëta të marrëveshjeve dhe shijon fuqinë e e pozicionit të fituar në biznes.
Regjisori i saj, regjisori iranio-danez Ali Abbasi, imagjinon disa ngjarje brutale që ndodhin pas dyerve të mbyllura. Në një skenë tronditëse, Trump shihet duke përdhunuar gruan e tij të parë, Ivanën.
Gjatë procedurave të tyre të divorcit në jetën reale, Ivana akuzoi Trump për përdhunimin e saj, megjithatë, ajo më vonë tërhoqi akuzat, duke shuar në këtë mënyrë të gjitha zërat.