
Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare e njohur për interpretimet e saj të mrekullueshme rrëmbeu zemrat e publikut në Teatro Real të Madridit gjatë premierës së operës "Adriana Lecouvreur" nga Francesco Cilea.
Ky rol sfidues i një superylli teatror, Adrianne Lecouvreur, kërkonte një zë të fuqishëm dhe një interpretim emocional të thellë, të cilin Jaho e përmbushi me shumë elegancë. Nga momenti i parë në skenë, Jaho solli një ndjeshmëri të jashtëzakonshme duke i dhënë operës një aromë melodramatike të thellë.
Ermonela Jaho, e cila gjithashtu është shumë e dashur nga publiku spanjoll, nuk zhgënjeu me interpretimin e saj, duke rikonfirmuar veten si një ndër yjet më të mëdhenj të skenës operistike ndërkombëtare. Interpretimi i saj emocionues në "Adriana Lecouvreur" sigurisht që do të mbahet mend si një moment kulmor i sezonit të ri operistik në Madrid.