Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Ermonela Jaho shfaqet krah mbretit Charls, mahnit publikun e Londrës me zërin kumbues

Shkruar nga Newsbomb
Ermonela Jaho shfaqet krah mbretit Charls, mahnit publikun e Londrës me
Mbreti Charls dhe Ermonela Jaho

Ermonela Jaho është zëri i veçantë shqiptar që prej vitesh tashmë ka pushtuar operat e botës. Emri i saj dëgjohet kudo dhe zëri i shqiptares kumbon në skenat më të mëdha dhe prestigjoze.

Tanimë një tjetër sukses është shtuar në listën e saj të gjatë. Ajo ka interpretuar krah Bryn Terfel, Aigul Akhmetshina dhe Jonas Kaufmann në një mbrëmje gala të mbajtur të organizuar nga The Royal Opera House në nderim të 22 vjetorit të Antonio Pappano si drejtori muzikor i operas.

Ermonela Jaho shfaqet krah mbretit Charls, mahnit publikun e Londrës me
Ermonela Jaho gjatë interpretimit

I pranishëm ka qenë edhe mbreti Charls, i cili i është kthyer detyrave mbretërore, pak muaj pasi u diagonisfikua me kancer. Princ Charls është rikthyer vrullshëm për të nderuar mikun e tij, Sir Antonio Pappano. Ky i fundit sapo mbylli kapitullin e tij në Shtëpinë e Operës Mbretërore. Charles është veçanërisht i afërt me Pappanon, i cili shërbeu edhe si dirigjent në Kurorëzimin e Mbretit vitin e kaluar.

Ermonela Jaho shfaqet krah mbretit Charls, mahnit publikun e Londrës me
Mbreti Charls dhe Ermonela Jaho

Pas shfaqjes, mbreti Charles u ngjit në skenë për të përshëndetur artistët, ku nuk kishte si të mungonte edhe përshëndetja e ngrohtë me sopranon shqiptare Ermonela Jaho.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese