Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

"Elektra" do të shfaqet nesër dhe pasnesër në Teatrin "Skampa" të Elbasanit

Shkruar nga Newsbomb

"Elektra" do të shfaqet nesër dhe pasnesër në

"Elektra" e Teatrit Shëtitës "Çajupi" është një shfaqje sipas tekstit të Sofokliut, e cila do të vijë për dy netë me radhë për të gjithë artëdashësit në në Teatrin "Skampa" të Elbasanit, të martën dhe të mërkurën, në datat 28 dhe 29 Maj, Ora 19.30.

Ajo na tregon historinë e Elektrës, fëmijë i etur dhe i paduruar, e cila kërkon hakmarrje për vrasjen e babait të saj. Përmes temave të drejtësisë, familjes dhe hakmarrjes, shfaqja eksploron pasojat e zemërimit të pakontrolluar dhe fuqinë e faljes. Shfaqja është një tërbim emocional dhe fizik.

Moderniteti vjen jo nga teknologjia e lartë, por nga primitiviteti ekstrem dhe ambicioz. Trupa e shkëlqyer e aktorëve sjellin një magji të konsiderushme dhe elektrizuese.

Shfaqja e suksesshme "Elektra" me regji të Kiço Londos dhe me aktorët: nga Laura Nezha, Alert Çeloaliaj, Gladiola Harizaj, Denisa Demaj, Engjëll Hoxha, Gert Ferra, Kevin Rrapaj, Medi Gurra, Asiana Koka, Melisa Manuka, Suela Prendi dhe Greta Baci premtojnë një shfaqje të ngarkuar me rrufe emocionale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese