Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Edicioni i dytë i “Tourism Grand Excellence” shtyhet për më 19 shkurt, shkak aplikimet e shumta

Shkruar nga Newsbomb

Edicioni i dytë i “Tourism Grand Excellence” shtyhet për

Për shkak të numrit të lartë të aplikimeve, organizatorët e “Tourism Grand Excellence” kanë vendosur të shtyjnë edicionin e dytë të këtij eventi prestigjioz. Ceremonia e Çmimeve, e shoqëruar me një sërë aktivitetesh, do të mbahet më 19 shkurt në ambientet e Arka Art Hotel, ku do të mblidhen figurat më të spikatura të turizmit nga e gjithë hapësira shqiptare dhe më gjerë.

Në këtë mbrëmje, do të vlerësohen arritjet më të mëdha në sektorin e turizmit, duke sjellë në vëmendje kontributin e individëve dhe bizneseve që kanë ndikuar në zhvillimin e kësaj industrie.

Organizatorët ftojnë të gjithë të apasionuarit dhe profesionistët e turizmit të bëhen pjesë e këtij eventi madhështor, i cili premton të jetë një natë që do të mbahet mend deri në edicionin e ardhshëm.

“Për shkak të aplikimeve të shumta, të cilat nuk deshëm t`i kthejmë mbrapsht, edicioni i dytë i Tourism Grand Excellence, u shty dhe Ceremonia e Çmimeve bashkë me një listë të pasur aktivitetesh, do të mbahet më 19 shkurt në Arka Art Hotel në praninë e figurave më të spikatura të turizmit mbarëshqiptar dhe jo vetëm.

Atë ditë jeni të gjithë të ftuar të na bashkoheni në këtë festë të madhe të turizmit!” thuhet në njoftim.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese