Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

“E reja që su bë dot e vjetër”/ Kiço Londo: Çfarë humbi bota e teatrit në Shqipëri për katër vjet

Shkruar nga Newsbomb
“E reja që su bë dot e vjetër”/ Kiço Londo:
Aktorja Laura Nezha

"Duam ti japim një ritëm të ri", më thanë. Kështu shprehet regjizori i njohur i teatrit shqiptar, Kiço Londo ku përmes një reagimi kujton se ditën e sotme mbushen plot 4 vite që e larguan nga Teatri Kombëtar Eksperimental.

Ndërsa numëron se sa shfaqje realizonte Teatri Kombëtar Eksperimental para 5 vitesh në stinën teatrore, ai rendit se sa shumë ka humbur bota teatrore në 4 vitet e fundit, pikërisht pasi e larguan nga Teatri Kombëtar Eksperimental.

"E REJA" QË SU BË DOT "E VJETËR".

Sot u mbushën katër vjet që më larguan nga Teatri Kombëtar Eksperimental. "Duam ti japim një ritëm të ri", më thanë.

Përpara pesë vjetësh Teatri Eksperimental bënte 487 shfaqje në stinën teatrore. Realizonte 7 premiera për fëmijë. Dhe 10 premiera e bashkëpunime për të rritur e adoleshentë.  Sillte dy regjisorë të huaj me emër çdo stinë teatrore. Realizoi 70.000 spektatorë në stinë. Ngrinte nga e para një sallë moderne e të rrallë cdo dy vjet.

Çfarë humbi bota e teatrit në Shqipëri për katër vjet.

1 - Dy salla të reja teatri me 300 ndënjëse.

2 - 50 premiera të reja për fëmijë, adoleshente dhe të rritur.

3 - Mbi 100 aktorë më shumë të aktivizuar.

4 - 10 regjisorë të huaj me emër në teatrin evropian.

5 - Mbi 700 kostume artistike, plot fantazi, të stilit magjik Sofi Kara.

6 - Mbi 50 dekore superfunksionale, të stilit brilant Beqo Nanaj.

7 - Grimin profesional  të sharmantit  Juri Gjoka.

8 - Më shumë se 4   botime teorike të huaja të domosdoshme.

9 - Mbi 300.000 spektatorë të pafajshëm.

10 -  Dyer të hapura të sallave për këdo, pa qera. Punë e prova deri në mesnatë, pa patur asnjë ditë të javës pa dy shfaqje.

11 - Çdo punonjës i Teatrit Eksperimental, rreth 15 shpërblime mbi pagë. Shpërbime për lindje, për ndërhyrje kirurgjikale, për fëmijë që shkojnë në klasë të parë apo gjimnaz. Festa ditëlindjesh plotë magji. Raporti mjeksor nuk njihej.

12 - Nga shitja e biletave, më shumë lekë se fondi vjetor që teatri merrte për projekte artistike.

13 - Figura artistike të rralla, plot finesë e përcaktuese nga Laura Nezha, Ervin Bejleri, Ermira Hysaj,  Alert Çeloaliaj, Alfred Trebicka, Romir Zalla, Dasara Xhangolli, Mateo Dervishaj.

14 - Shfaqjet e mrekullueshme për fëmijë, të Endri Çelës, Ina Morinës, Ledian Gjeçit, Françeska Hysit, Marsel Grevës, Dajana Nenajt, Sara Smajës, Xhuliano Briskut.

15 - Startin Eksperimental të regjisë së Endri Çelës në shfaqjet për adoleshentë dhe të rritur.

16 - Angazhimet vërshyese si aktore, përkthyese dhe qytetare të Adriana Tolkës.

17- Startin e 4 - 5 regjisorëve të rinj të tjerë, të sigurt në karierën e tyre.

18 - Mikrobin e gjallë  të atmosferës humaniste, që ekipi mbështetës: Ada, Sava, Kela, Silvi, Dori, Klea, Gjoni, Kalisi, Fredi, Edri, Marsela, Besiana, Alma , Baja,

Landi, Tila, sillte në punët marramëndëse.

19 - Orkestrimin që Teatri Eksperimental i bënte jo vetëm hapsirës teatrore duke realizuar 60% të  shfaqjeve në vend, por ishte fari kombëtar për dashuri, ndjeshmëri, shpirt, zemër, punë, cilësi, rezultate, atmosferë, komunikim.

20 - Utopitë tona që ishin realitetet e të nesërmes. Ne bënim art që të mos vdisnim nga e vërteta.

Jam shumë krenar dhe mirnjohës për bashkëpuntorët e mi, që ja dolëm,  por ndihem i keqardhur që nuk po na zëvëndësojnë dot. #rroftëteatri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed