Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Bienalja e Karikaturës Niko Nikolla, 257 pjesëmarrës nga 60 shtete të botës vijnë në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Bienalja e Karikaturës Niko Nikolla, 257 pjesëmarrës nga 60
Bienalja e Karikaturës Niko Nikolla

"Bashkëjetesa jonë në një botë digjitale dhe realizimi i portretit të politikanit shqiptar në Malin e Zi, Dritan Abazoviç" është tema e edicionit të tretë të Bienales së Tretë Ndërkombëtare të Karikaturës Niko Nikolla, e cila do të prezantohet në Tiranë nga data 8 deri në 10 Nëntor.

Paradigma të reja estetike dhe konceptuale me pjesëmarrjen e 257 artistëve nga 60 shtete të botës, të cilët sytë dhe gjithë vëmendjen e kanë kthyer nga kryeqyteti i Shqipërisë.

709 punime të bukura të këtij konkurrimi panbotëror që do të prezantohen në kryeqendrën e shqiptarëve në Tiranë në 8-10 nëntor, me një almanak punësh të cilat të bëjnë të mendosh dhe konceptosh veten përballë teknologjisë, dimensionosh e ridemensionosh jetën përmes humorit e pse të mësosh se nuk është aspak keq që duhet të dish edhe të tallesh me veten tende!

Bienalja e Karikaturës Niko Nikolla, 257 pjesëmarrës nga 60

Por edhe këtë herë, Albanian Excellence, do të nisë aty ku përfundon një koncept e ide të saj …  sepse nga ky almanak arti në shpërfaqje idesh, mendimesh, koloriti, do të nisë në vitin 2025 një rrugëtim prezantimi në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare për t’i dhënë një dimension të ri karikaturës, këtij zhanri të zhvilluar sot në botë, po që për fat të keq e për shumë arsye që nuk varen nga artistët, nuk ka një terren pjellor sot në Shqipëri.

Duket se me këtë ndërmarrje tonën në idei dhe në organizim kemi dalë faqebardhë në këto katër vite, kur të paktën, arritëm të kthejmë vëmendjen e botës nga Shqipëria, por edhe të kujtojmë vitet 70-90 të shekullit të XX, kur karikatura në vendin ku jetojmë, arriti pikun e saj dhe kur në atë kohë  u krijuan edhe artistët më të mirë të këtij arti i cili me fuqinë që ka, arrin  të tregojë filozofinë njerëzore në mënyrën më të bukur të abstragimit të saj.

Bienalja e Karikaturës Niko Nikolla, 257 pjesëmarrës nga 60

Në këtë përpjekje, tentim e pune në një terren ende bosh dhe me pak emra, pjesëmarrja e kaq shumë artistëve është një hop e hap për ta parë dhe me entuziazëm karikaturën në Shqipëri dhe për të vendosur pika të qarta në rrugën që kemi përpara, për t’i krijuar terren e vendosje dinjiteti  konturimit dhe qenësisë së karikaturës shqiptare përmes një programi të qartë organizimi dhe zhvillimi.

Ky organizim serioz, ka krijuar tashmë lidhjet e veta, me disa mijëra artistë në botë, organizime,  shoqata të humorit që merren enkas e sistematikisht me këtë art e që janë një derë e madhe zhvillimi dhe bashkëpunimi dhe me Shqipërinë.

Ndaj në këtë kontekst ditët e karikaturës në Tiranë, nuk do të jenë vetëm një prezantim dinjitoz  i këtij arti, për të gjithë njerëzit civil që e duan, por edhe një projeksion me pika të qarta për të ardhmen e afërt e për krijimin e një shtrati të ngrohtë për të ecur drejt e pa kthim pas, drejt karakterit të një karikature shqiptare mbi baza te plota profesionale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese