Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

"Aulona Inter Folk Festival", një manifestim vlerash dhe i kulturës së popujve në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
"Aulona Inter Folk Festival", një manifestim vlerash dhe i
Aulona Inter Folk Festival

Edicioni XVI i Festivalit Ndërkombëtar Folklorik "Aulona International Folk Festival", qe zhvillohet në qytetin e Vlorës, u shndërrua në mjedisin e madh te manifestimit te vlerave e dimensionit shpirtëror te popujve nga vendet që u përfaqësuan.

Ky edicion konsolidoi rrugën 16 vjeçare që ka përshkuar ky aktivitet, që vlerësohet nder me te mëdhenjtë dhe më të kompletuarit e kësaj fushe, që zhvillohen sot në vend.

Gjatë katër netëve me radhë, qyteti i Vlorës, përjetoi një atmosferë të pazakontë festive, përjetoi ngjyrat e larmishme te kostumeve dhe tingujve të muzikës e ritmin e valleve të grupeve e ansambleve pjesëmarrëse, që vinin nga vende të ndryshme të Evropës dhe trevat shqiptare.

Ky aktivitet, sjell dhe prezanton çdo vit risi e prurje të reja, çka e bën atë të veçantë në syrin e specialistëve dhe të publikut që e ndjek me mjaft interes. Nuk ishte vetëm skena e festivalit, e vendosur në sheshin përpara stadiumit të futbollit "Flamurtari", në krah të bulevardit të rikonceptuar Vlorë-Skelë, por edhe mjediset e shumta publike, rrugë e sheshe, që mbajtën peshën e rëndë të ngjyrave të kostumeve, tingujt e këngëve dhe ritmet e valltarëve.

"Aulona Inter Folk Festival", një manifestim vlerash dhe i
Aulona Inter Folk Festival

Gjithçka, me të vetmin qëllim të përcillnin tek qytetarët, tek artdashësit, mesazhet e bashkëpunimit. Sepse kultura nuk njeh kufij. Ajo kapërcen barriera dhe ndërton ura. Nga ato ura bashkëpunimi e shprese që kemi nevojë më shumë se kurrë.

Dhe, festivali i kishte këto. I spikati, i perçoi tek njerëzit, tek artistët dhe artdashësit. Ishte përmbajtja jo rastësore e tij, por merita e organizatorëve, e Drejtorit të Përgjithshëm, Sejmen Gjokoli dhe stafit të tij, që realizoi konfigurimin e nje aktiviteti që i kishte në përmbajtje të gjithë keta elemente.

Mjafton të veçojmë një detaj. Ukraina, u përfaqësua për te dytin vit rradhazi me grupin e vet, Ansamblin universitar "Gorytsvit", Lviv, nder me te njohurit dhe me te spikaturit ne kete vend.

Me nje aktivitet intensiv dhe pjesemarrje në dhjetra aktivitete te fushës në vende të ndryshme te botes, ai eshte vlerësuar me mjaft çmime mes te cilave, "Gjerdani i Arte", i Dizhonit në vitin 2001.

Kerkeses se grupit nga Ukraina për të ardhur në Vlorë nje dite më parë, organizatorët ju përgjigjen pozitivisht. Por, pas suksesit te vitit të kaluar, Prania e artisteve te rinj nga Ukraina, ishte si nje lloj stide ndaj realitetit te dhimbshm qe krijon lufta, e cila per ta eshte nje realitet qe e perjetojne ne perditshmeri, prej me shumë se dy vitesh. Ata me artin e tyre bene për vete artdashësit e shumtë që mbushnin çdo mbremje sheshin perpara stadiumit" Flamurtari".

-"Aulona...", një dimension i turizmit kulturor, por jo vetëm-

"Aulona International Folk Festival", eshte mjedisi ku promovohen kulturat, ku percillen mesazhe. Eshte shndërruar ne nje imazh për Vlorën, në një mënyrë per te promovuar vlerat e saj. Gjate kater diteve, artiste nga trevat shqiptare, nga diaspora, nga Hungaria, Rumania, Maqedonia e Veriut, Italia, Kosova, vizituan dhe preken nga afër peizazhin turistik vlonjat, perjetuan emocione nga bukuritë e jashtezakonshme te natyres dhe bregdeti, nga vlerat e trashëgimisë shpirterore e materiale.

"Aulona Inter Folk Festival", një manifestim vlerash dhe i
Aulona Inter Folk Festival

Kaluan ore festive, ne mjediset e nje prej resorteve me mahnitese te zones, "Gjurma", shijuan detin dhe kuzhinen e mrekullueshme, e shnderruar tashme ne nje nga simbolet me domethenese te turizmit vlonjat.

-"Aulona International Folk Festival", një tablo e përgjithshme -

Ne skenën e Edicionit XVI to Aulona International Folk Festival", u ngjiten rreth 300 artiste popullore. Shqipëria u perfaqesua mes te tjerash me Ansamblin, "Hazis Ndreu", Diber, qe percjell me repertorin e vet, jehonen e 9 maleve te kesaj treve. Mes artisteve te ketij grupi, me udheheqes dhe koreograf, Avni Ndreun, "Mjeshter i Madh", perfshihet edhe bilbili i kenges dibrane, Liri Rasha "Mjeshter i Madh".

Gjithashtu, Grupi Polifonik i Lazaratit, mjaft i njohur ne jug të vendit, spikati në performancen e vet me stilin muziken dhe interpretimin skenik.

Nga Diaspora ne Greqi mori pjesë Grupi i Valleve "Jeta", Selanik nën drejtimin e koreografes, Margarita Evang jelou, grup i krijuar ne vitin 2017 nga vajza dhe gra shqiptare.

Këngëtarja, Irini Qirjako, "Mjeshtër i Madh”, shoqëruar nga Ansambli "Krahu i Shqiponjes, Taip Madani", zgjoi entuziazmin e publikut, që e duartrokiti atë nrohtësisht.

Folk Grup "Bilbili", Vlorë, pjesëmarrës në shumë festivale brenda e jashtë vendit si dhe në dy festivale boterore Hollande, Rusi, spikati mes konkurrentëve të tjerë, duke performuar nje valle tradicionale nga Labëria.

"Aulona Inter Folk Festival", një manifestim vlerash dhe i
Aulona Inter Folk Festival

Gjithashtu, u ndoqën me mjaft interes, intepretimet e Ansambli i Valleve "Nograd Tancegyuttes", i themeluar në vitin 1975, në Salgótarján të qarkut Nograd, Hungari; Grupi folklorik "Città di Palagianello", i krijuar në vitin 1982 në Komunën e Palagianellos, në provincën e Tarantos, Pulia, Itali; Kosova me SHKA "Anamorava", komuna Viti, e cila është krijuar në vitin 2011. Interpretimi i shkëlqyer i këngëtarit virtuoz Fahrush Azemi, ndezi skenën e festivalit dhe u duartrokit gjate nga spektatorët e pranishëm.

Maqedonia e Veriut, Ansambli "Vapcarov-Delcevo" i cili është në juridiksion të Qendrës se Kultures "Nikola Jonkov Vapcarov" te qytetit dhe i ka fillimet ne shtator te vitit 2009.

Rumania me Ansambli Folklorik "Romanasul", i cili eshte krijuar ne vitin 1974 nga një grup studentesh te Institutit Politeknik te Cluj-Napoca. Ne perberje te asamblesë janë studentet dhe pedagogët e Universitetit Teknik.

Po ashtu, Ukraina me Ansambli "Gorytsvit", Lviv, nje nga më të njohurat e me te mirat e ketij vendi, mbajtes i "Gjerdanit te arte" te Dizhonit në vitin 2001.

// Gazetar Harilla Koçi, botuar në Qendrën Kulturore "Aulona"

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed